GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kosova fiton bindshëm përballë Qipros

14:42 - 05/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova fiton bindshëm përballë Qipros
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja e Kosovës për vajzat U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në kuadër të turneut kualifikues të Ligës B në Grupin B3 për Euro 2023 që po zhvillohet në Belfast. Dardanet e drejtuara nga Albina Rrahmani fituan në duel me Qipron, me rezultat 4:0.

Kosova mbizotëroi që nga fillimi i ndeshjes, duke mos e vënë në dyshim për asnjë moment fitoren. Serinë e golave e hapi Riga Kallaba, në minutën e 23-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Floriana Haxhiu, në minutën e 36-të. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, por dominimi i Dardaneve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku u realizuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht Albulena Guri shtoi shifrat në 3:0, në minutën e 76-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Lorita Islami, nga penalltia në minutën e 88-të. Krahas Qipros në grup me Kosovën janë edhe Irlanda Veriore dhe Letonia. Ndeshjen e radhës Dardanet e luajnë kundër letoneve, më 7 prill, derisa në fund luajnë kundër nikoqirit, Irlandës Veriore, më 10 prill.

 

Deklarata pas ndeshjes

Albina Rrahmani: “Patëm një paraqitje të mirë në këtë ndeshje edhe pse shumica e vajzave deri një ditë më parë as nuk njiheshin mes vete. Në fakt, për këtë grumbullim kemi pasur goxha vështirësi, ngase shtatë lojtare që i kishim në listë nuk janë pajisur me vizë.

Si rrjedhojë, në ditën e fundit i ftuam disa vajza që luajnë jashtë për të krijuar ekipin me 18 lojtare. Sikur të mos mjaftonte kjo edhe gjatë udhëtimit patëm disa peripeci, ngase si pasojë e vonesës së fluturimeve bëmë një rrugëtim dyditor deri në Belfast.

Sidoqoftë, në fund i mblodhëm forcat dhe me motiv maksimal arritëm të bëjmë paraqitje solide dhe të arkëtojmë tri pikët e para në këtë fazë kualifikuese.

Jam e kënaqur me atë çfarë treguan vajzat në këtë ndeshje dhe për fitoren e arritur me rezultat bindës, por ende ka shumë vend për përmirësim në lojën tonë dhe në ditët që kemi para vetes do të mundohemi të punojmë maksimalisht që ta përgatisim sa më mirë ekipin për dy ndeshjet e radhës”./FFK/

Etiketa: FutbollKosova Femra u19Kosove-QiproSport

Lajme të lidhura

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Para
Rulotin me kanabis, gjykata e Korçës lë në burg dy rumunët

Rulotin me kanabis, gjykata e Korçës lë në burg dy rumunët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com