GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kosova “kopjon” Shqipërinë për zgjedhje, merr në përdorim kamerat regjistruese

18:13 - 31/08/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova “kopjon” Shqipërinë për zgjedhje, merr në përdorim kamerat regjistruese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë ka firmosur një marrëveshje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, ku  Shqipëria i ka dhënë përkohësisht Kosovës kamerat regjistruese dhe monitoruese për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Janë 50 kamera që Kosova i huazon në kudër të kësaj marrëveshjeje dhe do i përdorë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Në statusin e tij në facebook, Celibashi thotë se përdorimi i kamerave në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet e 25 prillit ishin garanci e shtuar ndërsa homologu Radoniqi theksoi se përdorimi i këtyre pajisjeve do të rruajë integritetin e zgjedhjeve.

STATUSI NGA ILIRJAN CELIBASHI

Së bashku me z. Kreshnik Radoniqi nënshkruam në emër të KQZ-së së Shqipërisë dhe KQZ-së së Kosovës marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, e cila parashikon përdorimin e përkohshëm nga pala kosovare të teknologjisë zgjedhore të zbatuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të huazimit të 50 kamerave regjistruese dhe monitoruese të përdorura në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit, për t’i përdorur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në zgjedhjet vendore të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

I shpreha z. Radoniqi bindjen se kamerat e monitorimit në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare 2021 ishin garanci e shtuar për procesin zgjedhor dhe integritetin e zgjedhjeve.

Nga ana e tij, Kryetari i KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi nënvizoi se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-e Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në QNR, pasi aty zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç janë numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve.

Implementimi me sukses i teknologjisë zgjedhore në zgjedhjet e Shqipërisë, ka bërë që mjaft vende të rajonit dhe më gjerë, t’i drejtohen KQZ-së për ekspertizë lidhur me aplikimet dhe teknologjinë inovatore në zgjedhje. KQZ e Kosovës synon që në zgjedhjet e tetorit, të përdorë kamerave regjistruese dhe monitoruese të huazuara nga KQZ e Shqipërisë, për të rritur sigurinë dhe garantuar integritetin e procesit të numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve #teknologjianezgjedhje #kqzshqiperi #zgjedhjetshqiperi2021

Etiketa: KosovaKQZmarrevshje

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
Studentja afgane flet për BBC nga Shqipëria: Njerëz mikpritës

Studentja afgane flet për BBC nga Shqipëria: Njerëz mikpritës

TË FUNDIT

Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet...

Lexo më shumë
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com