GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kosova mund të organizojë eventin e madh sportiv

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk duhet të demoralizohemi”/ Dardanët lançojnë mesazh motivues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka konfirmuar kandidaturën e Komitetit Olimpik të Kosovës për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Afati i fundit për shpalljen e kandidaturës ishte data 31 mars, ndërkohë që vendi mikpritës do të shpallet më 8 shtator të këtij viti.

“Komiteti Olimpik i Kosovës ka treguar interes për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë, ndërsa Komiteti Olimpik Portugez ka shprehur interesim për organizimin e Lojërave Mesdhetare të Plazhit 2027 në qytetin Portimão.

Dy komitetet olimpike duhet të dorëzojnë dosjet e tyre të kandidaturës deri në fund të qershorit. Ndërsa Komisioni do të bëjë për vlerësim, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare do të ketë vizita inspektuese”, thuhet në deklaratën e IOC.

Pritet që më 8 shtator në Heraklion të Greqisë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kosova të zyrtarizohet si mikpritëse e Lojërave të 21-ta Mesdhetare.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare është i kënaqur të mirëpresë interesin e dy komiteteve olimpike, të cilët janë anëtarët më të rinj të familjes mesdhetare. Përkushtimi i tyre kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjes”, shtohet në deklaratë.

Kosova debutoi në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës në vitin 2018, ku fitoi tre medalje të arta dhe një të argjendtë. Xhudistet Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova fituan medalje të arta, ndërsa Ljioriana Kuka medalje të argjendtë.

Gjithsej 26 shtete janë pjesë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, disa prej të cilave nuk e njohin Kosovën dhe mbetet të shihet nëse kjo do të paraqesë problem për marrjen e të drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Në Lojërat e fundit Mesdhetare, të zhvilluara vitin e kaluar në Oran të Algjerisë, morën pjesë 3.298 sportistë në 24 sporte të ndryshme, në gjithsej 234 disiplina.

Programi i Lojërave Mesdhetare aktualisht përfshin sporte si: not, atletikë, xhudo, basketboll, boks, futboll, gjimnastikë, hendboll, volejboll, karate, mundje dhe sporte të tjera.

Etiketa: Komiteti Olimpik i KosovesKosovaLojerat MesdhetareSport

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Rama na mbush me rrena, tragetet mbushen me familje që ikin…

Rama na mbush me rrena, tragetet mbushen me familje që ikin…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com