GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kosova në Gjykatën Speciale/ Avokati i Thaçit: 2 shtete janë të gatshme të japin garanci për lirimin e ish-Presidentit

11:06 - 23/07/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova në Gjykatën Speciale/ Avokati i Thaçit: 2 shtete janë të gatshme të japin garanci për lirimin e ish-Presidentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Gregory Keohe ka thënë se ka dërguar në Gjykatë parashtesat e tij për të liruar nga paraburgimi Thaçin. Në parashtesën e tij dërguar në Gjykatë, Keohe ka thënë se dy shtete kanë dalë të gatshme për të dhënë garanci për Thaçin. Një nga shtetet që ka dalë garante për lirimin e thaçit gjithashtu është vend kontribues në Speciale. 

“Më e rëndësishmja, që nga Vendimi i Parë, mbrojtja për Z. Thaçi tani ka marrë garanci me shkrim nga dy shtete, (“Shtetet e Treta”), njëra prej të cilave është një shtet kontribues, për të lehtësuar lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse”, thuhet në parashtresën e Keohes.

Ndërkohë që avokati nuk i ka bërë të ditur vendet të cilët kanë ofruar garanci për lirimin e Thaçit. Ai gjithashtu ka shtuar se prokuroria e Specializuar e ka hequr plotësisht kontekstin kohor të fillimit të gjykimit.

“Që nga vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake më 22 janar 2021 se kushtet për paraburgim ishin përmbushur, rrethanat e këtyre procedurave dhe të z. Thaçi, kanë ndryshuar ndjeshëm. Pasi dha dorëheqjen vullnetarisht nga Zyra e Presidentit në 5 nëntor 2020 dhe u dorëzua në paraburgim e DSK, Z. Thaçi tani ka kaluar gati tetë muaj në burg. Pretendimi origjinal i ZPS-së se do të ishte në gjendje të përmbushë detyrimet e zbulimit për të lejuar që gjyqi të fillojë në verën e vitit 2021, është ekspozuar si një keqinterpretim monumental (ose llogaritje e gabuar) nga ana e saj, me ritmin e zbulimit të ZPS që ka të ngjarë të vonojë gjyqin deri në mes të vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe tetë-mujore, fusha e mbështetjes politike për z. Thaçi dhe ndikimi i tij në Kosovë janë avulluar kryesisht, me zgjedhjet e shkurtit 2021 që e vendosin ish-Presidentin në pozicionin më të dobët të karrierës së tij politike. Njëkohësisht, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur atë që lehtë mund të përshkruhet si regjimi më i gjerë i mbrojtjes së dëshmitarëve i vendosur para një gjykate kosovare ose ndërkombëtare”, thuhet në parashtresën e Keohes.

Ndërkohë që deri tani qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë veprim për të liruar ish-krerët e UÇK-së nga paraburgimi. Qeveria nuk ka pranuar që të dalë garante për asnjë nga ish-zyrtarët që po mbahen në paraburgim në Hagë. 

Etiketa: gjykata specialeHageHashim ThaciKosova

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Para
Del jashtë kontrollit zjarri në Lushnje, digjen 70 rrënjë agrume, ja shkaku

Del jashtë kontrollit zjarri në Lushnje, digjen 70 rrënjë agrume, ja shkaku

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com