GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova vendos reciprocitet, Lajçak: Nuk do lejojmë krizën në vend

16:00 - 30/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi Kosovë-Serbi për targat/ Lajçak: Urgjente të arrihet një kompromis

Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej një gushtit të gjithë qytetarët që janë të pajisur me mjete identifikuese të lëshuara nga Serbia do të duhet që në kufi me Kosovën të heqin dorë përkohësisht nga ato dokumente.

Këtë masë të reciprociteti ka vendosur ta zbatojë Qeveria e Kosovës, duke ua mundësuar qytetarëve pajisjen me një fletë deklarim që ua mundëson atyre qarkullimin brenda territorit të saj.

Ekzekutivi iu ka dhënë ultimatum edhe për targat qytetarëve të Veriut të vendit. Ata prej një gushtit deri më 30 shtator, duhet t’i zëvendësojnë targat ilegale me ato RKS, në të kundërtën do të detyrohet të veprojë Ministria e Punëve të Brendshme.

Ky institucion do të dalë me një udhëzim administrativ përmes të cilit do të specifikojë edhe kohëzgjatjen e reciprocitetit për letërnjoftime dhe detajet për masat ndaj qytetarëve që refuzojnë të ndërrojnë tabelat e regjistrimit.

Vendimi për reciprocitet bazohet në marrëveshjen e korrikut të vitit 2011, por që Kosova nuk e kishte implementuar asnjëherë, e tash kjo ka alarmuar autoritetet serbe.

Menjëherë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet karshi Serbisë për letërnjoftimet dhe targat, ka reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiç, sipas tij Qeveria e Kosovës me këtë vendim do të dëbojë serbët e veriut, ndërkohë që thotë se do të kenë një përgjigje të matur, por që do të jetë vdekjeprurëse. Këto deklarata nuk i ka komentuar emisari i BE-së që ndodhet në Beograd, veçse Miroslav Lajçak ka thënë që ky vendim i Kosovës e vështirëson procesin e dialogut.

“Unë erdha në rajon për t’u përgatitur për takimin e radhës të liderëve dhe për të folur për përparimin dhe normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë që të ndodhë një krizë”.

Bashkë me këto vendime, Qeveria të mërkurën vendosi të vazhdojë me aplikimin e letrave ngjitëse në targat e automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë, deri në tetor.

 

Etiketa: LajcakQeveria e Kosoves

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Negociatat/ Rama “kokë më kokë” me Presidentin bullgar dhe liderët e BE-së

Negociatat/ Rama “kokë më kokë” me Presidentin bullgar dhe liderët e BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com