GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovë, protesta në Graçanicë pas arrestimit të një serbi nën dyshimet për krime lufte

18:20 - 21/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë, protesta në Graçanicë pas arrestimit të një serbi nën dyshimet për krime lufte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupe qytetarësh serbë bllokuan të mërkurën për pak kohë rrugën kryesore në Graçanicë afër Prishtinës, në shenjë proteste ndaj arrestimit të një pjesëtari të komunitetit serb, nën dyshimet për krime lufte.

Sipas një njoftimi të policisë së Kosovës i arrestuari, dyshohet se gjatë luftës si gardian në burgun e Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës, “në mënyrë sistematike, ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën, ndaj të burgosurve shqiptarë”.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/560800476260215?ref=embed_post

Protestues nga radhët e komunitetit serb në Graçanicë paralajmëruan protesta të reja për të enjten duke mohuar dyshimet mbi të arrestuarin.

Arrestimi ngjalli reagime të partive politike serbe në Kosovë dhe zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, që bënë thirrje për reagim të komunitetit ndërkombëtar.

Lista Serbe tha në një reagim se “Dragisha Milenkoviç është arrestuar në Graçanicë pa asnjë provë”, dhe se “regjimi i (kryeministrit Albin) Kurtit vazhdon gjuetinë mbi serbët para syve të komunitetit ndërkombëtar, i cili hesht dhe i jep hapësirë Kurtit për të përndjekur serbët, ndërsa EULEX-i pretendon të jetë një institut statistikor”.

Zyra për Kosovën në qeverinë serbe tha se arrestimi i sotëm “është një demonstrim brutal i forcës dhe padrejtësisë nga regjimi anti-serb i Albin Kurtit”.

Zhvillimet në komunën e Graçanicës ndodhën në një kohë kur po bëhen gati një muaj që në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe situata vazhdon të jetë e tensionuar. Grupe qytetarësh serbë po protestojnë duke kundërshtuar vendosjen në zyra komunale të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Diplomatët perëndimorë po bëjnë thirrje për uljen e tensioneve duke larguar nga zyrat kryetarët shqiptarë të komunave, njësitë e posaçme të policisë nga ndërtesat komunale dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se nuk mund të mbahen zgjedhjet në veri të vendit pa sundim të ligjit, që do të garantonte rezultat të ndershëm dhe demokratik ndërsa akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç për kriminalizimin e politikës në veri të Kosovës.

Ai i bëri këto komente përmes një video mesazhi drejtuar serbëve të Kosovës, ku nënvizoi se situata nuk është aspak e lehtë në veri të vendit dhe sipas tij, të gjithë kanë frikë nga ngjarje të paparashikueshme në të ardhmen e afërt.

“Për këtë kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe një fushatë të hapur, të lirë, parazgjedhore në 4 komuna në veri. Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Dhe kjo është arsyeja pse në radhë të parë nevojitet sundimi i ligjit, pra një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë”, tha ai duke nënvizuar se me sundim të ligjit, gradualisht mund ta zvogëlohet numri i policëve në ndërtesat komunale.

https://www.facebook.com/watch/?v=1397663174351538

Kryeministri Albin Kurti tha se ka nevojë për më shumë takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka paralajmëruar një takim për këtë javë për menaxhimin e krizës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Ne kemi thënë mjaft sa i përket pritjeve tona, pasojave të mundshme dhe hapave. Çështja kryesore është të kemi takim këtu në Bruksel dhe në këtë moment, nuk jam në gjendje të konfirmoj ndonjë datë por është ende e mërkure dhe deri në fund të javës kemi edhe disa ditë por tash për tash nuk mund të konfirmoj asnjë datë apo kohë”, tha të mërkurën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se është i gatshëm të marr pjesë në bisedime për të sqaruar siç tha gjetjet e institucioneve të vendit për arrestimin e policëve të Kosovës nga autoritetet serbe ndërsa presidenti serb Vuçiç tha të martën se “nuk do të bisedojë me zotin Kurti derisa të lirohet çdo serb u arrestuar në veri të Kosovës dhe të mos tërhiqen kryetarët shqiptarë të komunave veriore”.

Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë u shtuan javën e kaluar pas ndalimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në një kohë kur as Kosova dhe as Serbia nuk kanë ndërmarr hapa për shtensionimin e situatës me gjithë thirrjet e tyre./VOA

Etiketa: gracanicaKosova

Lajme të lidhura

Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge
Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge

15:45 - 29/12/25
“Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash
Aktualitet

Mungesa e ujit në Vlorë, Berisha: Kunata e ish-ministrit Xhafaj përgjegjëse

15:24 - 29/12/25
“Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash
Aktualitet

“Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash

15:10 - 29/12/25
Para
Në hetim për shpërdorim detyre, shtyhet seanca për Sonila Qaton

Tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kalon për gjykim dosjen ndaj Sonila Qatos/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge
Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja, akuzohet për mashtrim dhe trafik droge

15:45 - 29/12/25

Një 42-vjeçare është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, ndërsa një 26-vjeçar është dorëzuar autoriteteve gjermane, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar...

Lexo më shumë
Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv

Super drejtori i Belindës, Blendian Dalipi i jep Paqsor Buzit 1.1 miliard lekë me tender fiktiv

15:25 - 29/12/25
“Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash

Mungesa e ujit në Vlorë, Berisha: Kunata e ish-ministrit Xhafaj përgjegjëse

15:24 - 29/12/25
“Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash

“Tre Lindat në rreth të kuq” – Berisha akuzon Ramën për bllokim drejtësie dhe vjedhje tenderash

15:10 - 29/12/25
Defekti i ujësjellësit të Vlorës, reagon Rama:  Fajin e kanë pjesët e instaluara në 2010

Defekti i ujësjellësit të Vlorës, reagon Rama: Fajin e kanë pjesët e instaluara në 2010

14:52 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com