GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovë, telefonoi policinë sikur i kishin vrarë familjen, gjykata cakton dënimin

15:39 - 17/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë, telefonoi policinë sikur i kishin vrarë familjen, gjykata cakton dënimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 3 muaj burgim me kusht dhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ndaj shtetasit R.P, i cili në prill të këtij viti lajmëroi policinë duke sajuar sikur të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe i kishin vrarë anëtarët e familjes.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim nuk do të ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese prej një viti i akuzuari R.P nuk kryen vepër tjetër penale.Ndaj tij u shqiptua edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, i cili trajtim do të mbahet në institucionin shëndetësor në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë, duke filluar nga dita vijuese pasi që ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

I akuzuari R.P ka si detyrë paraqitjen në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë që t’i nënshtrohet trajtimit psikiatrik sipas rregullave të caktuara nga mjeku përkatës.

Sipas këtij aktgjykimi, Qendra e Shëndetit Mendor duhet të raportojë një herë në 6 muaj pranë gjykatës, lidhur me gjendjen shëndetësore dhe ecurinë e trajtimit të personit të lartcekur.

Nëse i pandehuri nuk i nënshtrohet trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, kjo gjykatë sipas detyrës zyrtare do ta zëvendësojë këtë masë me masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim.

Masa e tillë e shqiptuar ndaj të akuzuarit, do të pushojë kur trajtimi apo rehabilitimi nuk janë të nevojshëm, por e njëjta nuk mund të zgjas më shumë se 3 vite.

I akuzuari R.P është liruar nga shpenzimet e procedurës.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fatmire Cacaj, i akuzuari ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

Sipas aktakuzës së ngritur në shtator të 2021-ës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, R.P po akuzohet se më 28 prill të këtij viti, në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, i akuzuari përmes telefonit ka lajmëruar rrejshëm  se “persona të pa njohur kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe i kishin vrarë të gjithë anëtarët e familjes”.

Aktakuza thotë se, pasi që policia Njësia AS-101 ka shkuar te shtëpia e të pandehurit dhe kanë kontaktuar me të dhe me dëshmitarin K.P, ky i fundit ka njoftuar policinë se të gjithë anëtarët e familjes janë në gjumë dhe shëndosh e mirë.

Me këtë, R.P po akuzohet se ka kryer veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”  nga neni 382, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim prej tre muaj deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës prerë.

Etiketa: denoncim i rremeGjykataKosovePrishtine

Lajme të lidhura

Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime
Aktualitet

Mijëra vota me ndryshime/ Rinumërimi i pjesshëm në Kosovë shton dyshimet për abuzime

14:50 - 17/01/26
Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin
Aktualitet

Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin

09:40 - 17/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Para
Mbyllen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari shkatërron Kastriotin

Mbyllen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari shkatërron Kastriotin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër
Botë

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

08:54 - 18/01/26

Kërcënimet e presidentit të SHBA-së Donald Trump për vendosjen e tarifave për 8 shtetet evropiane, Danimarkë, Norvegji, Suedi, Francë, Mbretëri...

Lexo më shumë
Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

07:55 - 18/01/26
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

07:40 - 18/01/26
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

07:32 - 18/01/26
Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com