GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovë, zhduket dosja e vizitorëve në Ministrinë e Jashtme

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë, zhduket dosja e vizitorëve në Ministrinë e Jashtme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konsiderohet një nga librat më me peshë për sigurinë e institucionit shtetëror, pasi aty evidentohet çdo gjë, kush hyri e doli nga dikasteret qeveritare. Por zyrtarët e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë nuk arritën ta ruanin atë.

Libri i vizitorëve është avulluar nga recepcioni i kësaj ministrie. Kjo gjë dëshmohet në disa komunikime zyrtare, të bëra mes punonjësve të këtij dikasteri.

Por para se të zhdukej libri nga aty, në këtë ministri ndodhi diçka e çuditshme. Bazuar në disa informacione të brendshme, thuhet se atë natë, sigurimi i MPJD-së kishte hasur disa vizitorë të panjohur, të cilët nuk ishin regjistruar në këtë libër.

Pas intervenimit të sigurimit, të njëjtit, sipas burimeve, u detyruan të shënoheshin në librin e vizitorëve. Por të nesërmen në mëngjes, kur recepsionistja erdhi në punë, libri ishte zhdukur. Përpjekjet e saj për ta gjetur atë dështuan. E ndodhur përballë këtij fakti, ajo mori një libër të ri, por paraprakisht i njoftoi përgjegjësit e ministrisë.

Bazuar në një email që zyrtarja Flandra Buqaj kishte nisur te përgjegjësit e saj në orën 09:45 minuta të 20 prillit, thuhej se:

”Dy orë e 20 minuta pas këtij emaili, ish-drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, Agron Maloku, tregon se ka kërkuar të gjejë të vërtetën për librin. Dhe gjatë kësaj rruge kishte kuptuar se libri ishte marrë nga recepcioni me urdhër të stafit të brendshëm të ministrisë, madje për këtë veprim të paautorizuar kishte pasur njohuri edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Behar Isma”.

Madje ai u kishte kërkuar zyrtarëve të vendosur në recepcion, që të ishin të kujdesshëm dhe që rastet e tilla të mos përsëriteshin pa ndonjë njoftim paraprak, duke theksuar faktin që çdo gjë mund të verifikohej përmes kamerave të sigurisë. I menjëhershëm kishte qenë edhe reagimi i Aferdita Arifajt, e cila në atë kohë mbante pozitën shefe e IT-së. Arifaj, që në këtë kohë kishte qenë në pushim vjetor, do të kërkonte që të hapej rast në policinë e Kosovës.

Në emailin e saj theksohej se kurrë më parë nuk kishte ndodhur një veprim i tillë në ministri, e për me tepër Arifaj kishte ngritur edhe dyshimet se libri edhe nëse kthehej, mund të ishte i manipuluar. Por, krejt i heshtur në këtë rast kishte qëndruar zëvendëssekretari i MPJD-së, Burim Isma, i cili në fakt kishte qenë i informuar për tërheqjen e librit edhe para se të ndodhte alarmimi i recepcionit të MPJD-së./ Klankosova

Etiketa: Kosoveministri e jashtmevizite

Lajme të lidhura

Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Jam i habitur që tentojnë të lidhin Vetëvendosjen me ato
Breaking Views

Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Jam i habitur që tentojnë të lidhin Vetëvendosjen me ato

18:28 - 31/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë
Aktualitet

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë

13:15 - 30/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë
Kosovë & Rajon

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26
Para
Luizi i përlotur kërkon falje, Kiara i flet ashpër: Na hape barkun

Luizi i përlotur kërkon falje, Kiara i flet ashpër: Na hape barkun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshje shiu të herëpashershme gjatë ditës/ Parashikimi i motit për sot, 1 nëntor 2026
KRYESORE

Reshje shiu të herëpashershme gjatë ditës/ Parashikimi i motit për sot, 1 nëntor 2026

07:38 - 01/11/26

Këtë të diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të dendura...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com