GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Kostoja e bukurisë, për çfarë shpenzojnë meshkujt dhe femrat në Shqipëri

08:40 - 07/08/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 4 min
A A
Kostoja e bukurisë, për çfarë shpenzojnë meshkujt dhe femrat në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dukesh mirë do të thotë diçka ndryshe për secilin prej nesh. Për një person është të kesh një trup gati për plazh, ndërsa për një tjetër janë flokë të mrekullueshëm. Dikush tjetër mund të mendojë se bukuria ka të bëjë me të pasurit lëkurë të përsosur. Një gjë që ne të gjithë kemi të përbashkët është se jemi të përmbytur me imazhe se si “duhet” të dukemi. Ne nuk mund të lundrojmë në rrjete sociale, të shohim një billbord ose të ndezim televizorët tanë pa u përballur me idealet e gërshetuara të ekzemplarit të përsosur njerëzor.

Në këtë kontekst, prej disa dekadash, shumë njerëz i janë drejtuar kirurgjisë estetike për t’i ndihmuar të kenë pamjen e dëshiruar. Ka shumë operacione të disponueshme në epokën e sotme moderne dhe ju mund të ndryshoni pothuajse çdo pjesë të trupit tuaj. Megjithatë, në vend që të kalojnë nën thikë, gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin një opsion më modern dhe trajtimet kozmetike estetike vazhdojnë të ndryshojnë industrinë e bukurisë. Është e kuptueshme që trajtimet estetike jokirurgjikale priren të jenë një opsion më popullor këto ditë dhe shumë po përfitojnë nga trajtimet e jashtëzakonshme të disponueshme, për shkak të zhvillimit të kësaj industrie.

Dr. Lida Hoxha, nga “DermoLife”, thotë se trajtimet më të kërkuara para verës janë ato hidratuese dhe mund të bëhen në të gjithë muajt, edhe në verë. Sipas saj, tendenca e viteve të fundit ka qenë përqafimi i trajtimeve jo invazive. “Ajo që pacientët shpesh bëjnë gabim është se mendojnë se sa më shumë ujë që të pinë, aq më shumë hidratohet lëkura e tyre: kapaciteti i hidratimit varet nga sa arrijmë të ruajmë ujin brenda vetë lëkurës. Pirja e tepërt, mbi dy litra në ditë, dëmton veshkat dhe nuk të ndihmon. Molekulat që ndihmojnë në mbajtjen e ujit janë acidi hialuronik dhe kolagjeni. Me të dy këto elemente ka disa trajtime estetike ndër më të përdorurat vitet e fundit, për fytyrën kryesisht”.

Sot është e rrallë të shohësh një femër që nuk aplikon “elementet magjike”, të cilat përmirësojnë pamjen e jashtme, duke e tjetërsuar fytyrën dhe duke i dhënë bukurisë një tjetër kuptim. Po të marrim një mesatare prej 15 minutash në ditë përkushtim për kozmetikën, një femër përllogaritet të shpenzojë 91 orë në vit, ose ndryshe 4 ditë në çdo vit të jetës së saj. Pagat më të ulëta se shumë vende të tjera në rajon nuk i pengojnë shqiptarët të shpenzojnë një pjesë të mirë të të ardhurave për të blerë produkte kozmetike.

Përfaqësues nga “Iris Cosmetics Albania”, kompani distributore e shumë firmave të njohura italiane, pohojnë për “Monitor” se ecuria e biznesit ka qenë e mirë dhe gama e produkteve kozmetike e përdorur është rritur vitet e fundit.Kjo dëshmohet edhe nga shifrat e Doganës. Në vitin 2020, viti i fundit i raportuar, vlera në importe e produkteve kozmetike ka arritur 1.2 milionë dollarë, me rritje prej 34.6% nga një vit më parë. Dr. Silvana Vishaj, mjeke kirurge plastike, thotë se vitet e fundit, zhvillimi teknologjik dhe përdorimi në mënyrë efikase me metodat më të fundit, i ka dhënë mundësi sektorit dhe njerëzve që të kryejnë ndërhyrje jo invazive, të cilat duket se janë shtuar në mesin e shqiptarëve.

“Me bumin e madh të shkencës së kirurgjisë plastike dhe mjekësisë estetike, një pjesë e mirë e ndërhyrjeve, që dikur kryheshin nëpërmjet bisturisë, sot kryhen me metoda që nuk dhembin dhe aspak invazive, të cilat i ofrojnë pacientit komoditet të jashtëzakonshëm. Nëpërmjet këtyre metodave kaq të shpejta, të cilat nuk shkaktojnë dhimbje, mund të arrihet rinimi dhe përsosja e portretit. Këto metoda nuk kërkojnë rikuperim, zgjasin 30-45 minuta dhe pacienti mund të kthehet menjëherë në aktivitetin e tij të zakonshëm”, – thotë dr. Vishaj.

Prof. dr. Rudina Thanasi, mjeke dermatolog-venerolog, pohon se ka ardhur koha e ndërhyrjeve estetike jokirurgjikale, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e shqiptarëve që kërkonin rritjen e gjoksit apo buzëve në përmasa të mëdha, janë reduktuar. Sipas saj, informimi ka bërë që të kërkohen më shumë trajtimet pranë natyrales dhe këtë duhet ta përdorim si një aset edhe për të huajt, duke qenë se trajtime të tilla janë të shkurtra në kohë, si procedurë dhe në rikuperimin pas “Duhet të dihet se vetë BOTOX-i kohën e përgjysmimit e ka 14 ditë, eliminohet plotësisht për 28 ditë nga trupi. Efektin estetik e ka nga 45 ditë deri në 6 muaj, sipas llojit të firmës prodhuese, zakonit të mimikës së pacientit, mjekimeve të tjera, që ka marrë përpara dhe pas injektimit me BOTOX dhe zonës gjeografike (zonë e nxehtë apo e ftohtë).

Ndaj, dhe trajtimet e fytyrës me Botox-in (Botulinium Toxina) mund të përdoren si tërheqje edhe për të huajt, duke qenë se është alternativa më e leverdishme për pacientin me rrudha mimike. Është një metodë shumë elegante, joinvazive dhe pa nevojë për kohë rikuperimi”, – thotë dr. Thanasi. Pranë klinikës “Diva” pohojnë se problemet estetike janë shumë të ngjashme në gjithë vendet e Mesdheut, ndaj dhe Shqipëria mund të jetë konkurruese në çmime për tregun mesdhetar.

Korrigjimet e formës së hundës dhe zmadhimi i gjoksit janë dy operacionet më të kërkuara, por nuk mbeten pas edhe kërkesat për korrigjime të kapakëve të syve, lifting të fytyrës, rregullim të formës së veshëve apo ngritje të vetullave. Gjithashtu është rritur kërkesa për botox-in dhe rikonturimin e formës së trupit nëpërmjet liposuction-it, si te femrat, ashtu edhe te meshkujt. Pranë qendrës “Nisa Esthetic” pohojnë se, për zonjat me të ardhura mbi mesatare, të cilat sigurojnë mbi 50 mijë lekë të ardhura në muaj, prirja për trajtime është për mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës.

Problemet e fytyrës janë përparësi edhe për vajzat adoleshente, të cilat në këtë rast me portofolin e prindërve priret të zgjidhin çështjen e akneve, apo puçrrave. Mbipesha është gjithashtu shqetësim për moshat e reja. “Prej më se dy vitesh, vihet re interesimi i moshave të reja mbi 20 vjeç që kërkojnë me çdo kusht të kujdesen e të parandalojnë shtime të mëdha peshë apo celulit të gradës së tretë”, thotë estetistja Anisa/ Monitor/

Etiketa: bukuria shqiptareDjemkuriozitetshpenzineshqiptarëVajza

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Duket e rrezikshme/ Kopshti që rrit bimë vdekjeprurëse, i hapur për publikun

Duket e rrezikshme/ Kopshti që rrit bimë vdekjeprurëse, i hapur për publikun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli
Aktualitet

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli

21:19 - 09/01/26

I riu shqiptar Dorian Puka, ‘ka trazuar’ sërish mediat angleze me stilin e tij të jetesës luksoze, që vetë e...

Lexo më shumë
KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri

KLP i zgjat edhe për 3 vjet mandatin Drejtuesit të Prokurorisë Tiranë, edhe Altin Dumani merr një rol të ri

20:39 - 09/01/26
Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje

Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje

20:01 - 09/01/26
Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun

Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun

19:44 - 09/01/26
SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori

SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori

19:23 - 09/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com