GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA lë në fuqi shkarkimin e Spartak Çoçolit

16:40 - 08/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA lë në fuqi shkarkimin e Spartak Çoçolit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji ka vendosur në mënyrë unanime që të rrëzojë ankimin e ish-prokurorit të Gjirokastrës, Spartak Çoçoli të ngritur ndaj vendimit të Komisionit që e shkarkoi atë për probleme të figurës dhe profesionalizmit, pak kohë para se të dënohej për “korrupsion pasiv” në një proces penal.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 7 korrik vendimin për lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Gjirokastrës, Spartak Çoçoli.

Spartak Çoçoli u shkarkua më 16 korrik 2020 nga KPK, pasi u kishte mbijetuar për vite me radhë informacioneve për veprime të kundraligjshme, një procedimi disiplinor dhe një kallëzimi penal që ngrinte dyshime për përfshirjen e tij në korrupsion.

Shkarkimi nga KPK ishte i pritshëm, pasi paralelisht me procesin e vetingut, Çoçoli po gjykohej për “korrupsion pasiv” në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që e dënoi më 9 shtator 2020 me dy vjet burgim, por që u konvertua me 4 vjet shërbim prove.

Në njoftimin e KPA-së sqarohet se pasi trupi gjykues i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e Çoçolit kundër vendimit të Komisionit, vendosi në mënyrë unanime ta rrëzojë atë duke lënë në fuqi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Vendimi i arsyetuar i KPK-së tregon se agjencitë ligjzbatuese kishin pasur informacione prej vitit 2007 për përfshirjen e Çoçolit në veprimtari të kundraligjshme – por ato nuk ishin adresuar përpara nisjes së procedimit penal ndaj tij në vitin 2019.

Gjithashtu, një procedim disiplinor i Prokurorisë së Përgjithshme ishte mbyllur me “Vërejtje” në vitin 2012, ndërsa një kallëzim penal për marrje ryshfeti ishte pushuar në vitin 2015. /BIRN/

Etiketa: KPASpartak Çoçoli

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
FSHF çel zyrtarisht garën për të drejtën televizive të kampionateve

FSHF çel zyrtarisht garën për të drejtën televizive të kampionateve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com