GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Natasha Prifti

16:09 - 04/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA shkarkon nga detyra prokuroren Natasha Prifti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji me shumicë votash konkludoi se prokurorja e Lushnjës, Natasha Prifti ka kryer deklarime kontradiktore për gjendjen cash të bashkëshortit para martese dhe për pasuritë e krijuara me këtë burim financiar, duke e bërë të pamundur verifikimin dhe për rrjedhojë është çmuar se nuk mund të zbatohet parimi i proporcionalitetit dhe duhet shkarkuar.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi). Kryesuesja e trupit gjykues te KPA, Rezarta Schuetz sqaroi se, ndryshe nga sa ka vkerësuar Komisioni u Pavarur i Kualifikimit, KPK, prokurorja Prifti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

Natasha Prifti (Shallapi) u konfirmua në detyrë nga KPK më 28 maj 2021, pasi mungesat financiare dhe deklarimet e pasakta në kriterin e pasurisë nuk u konsideruan penalizuese. Komisioni u shpreh se e konfirmoi duke aplikuar parimin e proporcionalitetit lidhur me pamjaftueshmërinë financiare.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM vlerësoi se vendimi për konfirmimin në detyrë të Priftit ka mangësi serioze logjike në pjesën arsyetuese dhe i kërkoi institucionit të Komisionerëve Publikë që ta ankimonin atë. Objekti i rekomandimit lidhet me rezultatet e dala nga hetimi administrativ në raport me përfundimet e arritura nga Komisioni për kursimet cash në vlerën 4 milionë lekë të deklaruara nga bashkëshorti i subjektit, ku u bazua dhe ankimi.

Si ish-komisioneri Darjel Sina, ashtu dhe zëvendësuesja e tij, komisinerja Irena Nino kërkuan shkarkimin e prokurores Prifti për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm lidhur me gjendjen cash të bashkëshortit te saj, si dhe përdorimin e kësaj vlere për krijimin pasurive gjatë martesës.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare më 27 qershor, Prifti nëpërmjet avokatit të saj Julian Mërtiri, e cilësoi të pabazuar këtë pretendim duke argumentuar se pasaktësitë në deklarimet e gjendjes cash ishin korrigjuar gjatë deklarimeve të mëparshme në ILDKPKI dhe bazuar në parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, i konsideroi gjetjet të pamjaftueshme për të sjellë pasojë.

Kryesuesja e Kolegjit, Rezarta Schuetz u shpreh të hënën gjatë shpalljes së vendimit se pasi u dëgjuan konkluzionet e palëve, është arritur në përfundimin se deklarimet kontradiktore për likujditetet cash të bashkëshortit të subjektit dhe për përdorimin e tyre, vendosin Priftin në kushtet e deklarimit të paskatë e të pamjftueshëm. Sipas Schuetz, për rrjedhojë rezulton pamundësi e verifikimit të burimit të pasurive të krijuara gjatë martesës për të cilat është deklaruar se ka shërbyer gjendja cash.

KPA, konkludon se vlera e balancës negative të konstatuar nuk mund të lejojë zbatimin e parimit të proporcionalitetetit. “Për rrjedhojë ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe nuk ka arritur nivel të besueshëm për pasurinë”, deklaroi Schuetz dhe shpjegoi se vendimarrja për ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimit të Priftit është marrë me shumicë votash.

Natasha Prifti (Shallapi) përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe pas një periudhe stazhi në Fier u emërua prokurore në Prokurorinë e Gjirokastrës. Prej vitit 2012 deri bë shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë. /BIRN/

Etiketa: KPA shkarkon nga detyra prokuroren Natasha PriftiNatasha Prifti

Lajme të lidhura

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26
Para
Këto janë shenjat e horoskopit që fati do t’u buzëqeshë në muajin korrik

Këto janë shenjat e horoskopit që fati do t’u buzëqeshë në muajin korrik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com