GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

U arrestua për korrupsion, KPK për Sali Hasa: Ka deklarime të rremë dhe mungesë burimesh

09:32 - 01/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua për korrupsion, KPK për Sali Hasa: Ka deklarime të rremë dhe mungesë burimesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot u zhvillua seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion. Ky i fundit nëpërmjet një deklarate nga burgu nuk është paraqitur në proces ndërsa në mungesë ishin edhe pala mbrojtëse e prokurorit. Gjatë seancës KPK deklaroi se hetimi për Hasan është kryer vetëm për pasurinë. Poashtu raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, ka deklarime të rremë dhe mungesë burimesh.

Për një pasuri tokë arë 500 metër katror, ka rezultuar se ka pasur deklarime të pasakta në vlerën e shitjes së kësaj prone. Ndërkohë ka rezultuar se në këtë pronë, ka ndërtuar edhe një objekt, por e padeklaruar.

Hetimet

Kujtojmë se referuar detajeve nga dosja hetimore, gjatë një kontrolli në banesën e Hasës, janë gjetur 11 milionë lekë të vjetra dhe një sasi prej 2 mijë eurosh, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aferat me drejtësinë. Kjo vlerë parash në emër të prokurorit tashmë me vendim gjykate është vendosur në sekuestro preventive. Kujtojmë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës.

Hasa u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me pesë persona të tjerë. Pas shoqërimit të tij në komisariat, Hasa në masën e sigurisë “Arrest me burg” ka mohuar përfshirjen në korrupsion dhe shkeljen e ligjit. Emri i zyrtarit, doli pas hetimit nga ana e prokurorisë të nisur në shkurt të vitit të kaluar, ku një grup kriminal që trafikonte drogë, korruptonte edhe zyrtarë publikë. Prokurori akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike, ranë në përgjime oficeri i policisë Napolon Hodaj, një arbitër futbolli, drejtues i ekipit të futbollit në Përmet si dhe një ekspert mjeko-ligjor. Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për E. M., pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij E. P., që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak. Pjesë e këtij grupi kriminal ka qenë edhe një ekspert mjeko-ligjor, i cili ka përpiluar një raport mjekësor fals, në favor të pushimit të procedimit penal marrë përsipër nga prokurori Hasa, ndaj të cilit është vendosur “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Etiketa: korrupsionKPKsali hasa

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Barcelona ‘plas bombën’ në mbyllje të merkatos, afron yllin e Sevillës pasi largoi Griezmnann

Barcelona ‘plas bombën’ në mbyllje të merkatos, afron yllin e Sevillës pasi largoi Griezmnann

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com