GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPP anulon për herë të dytë tenderin 300 MLN lekë të rektores së “Luigj Gurakuqit”

13:28 - 13/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy herë është anuluar nga KPP një tender për të cilin do të flasim më poshtë, ndërsa Kçira vazhdon me kokëfortësi.

Dy herë është anuluar nga KPP një tender për të cilin do të flasim më poshtë, ndërsa Kçira vazhdon me kokëfortësi.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rajmonda Kçira, rektore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër nuk merret me problemin e degëve që po shkojnë drejtë mbylljes, por është zhytur në letrat e tenderëve. Dy herë është anuluar nga KPP një tender për të cilin do të flasim më poshtë, ndërsa Kçira vazhdon me kokëfortësi.

Konkretisht, bëhet fjalë për prokurimin me Nr. REF-80659-09-20-2023 me objekt “Blerje pajisje elektronike”, me fond limit 29,861,886.00 lekë pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar me datë 12 dhjetor 2023 nga autoriteti kontraktor Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Jemi në shkurt të 2024 dhe çorba e këtij tenderi vazhdon të jetë mbi zjarr.

Në fakt më datë 5 janar 2024, pas denoncimit nga firma “Optima Communication” SHPK, Komisioni i Prokurimeve Publike i ka kërkuar rektoratit të Universitetit që ta anulojë procedurën duke argumentuar se “Autoriteti kontraktor duhet të marrë masa për ndryshimin e gjuhës së hartimit të specifikimeve teknike, për të gjitha mallrat objekt prokurimi në përputhje të plotë me konstatimet e KPP-së të shprehura në vendimin nr. 1177/2023 datë 17.11.2023, dhe nr.1273/2023 datë 06.12.2023 më konkretisht për Kompjuter desktop 2 me SSD 500, server, Laptop Advanced, UPS 1000VA, Projektor Tipi 2, Sëitch L2 me 24 porta, Laptop praktik, Fotokopje multifunction High volume copy machine, Printer B&Ë Advanced”.

Në këtë kuadër KPP kërkonte që të bëheshin rregullimet në shkrimin e tenderit, sepse linin vend për abuzime dhe nuk janë më përputhje me ligjin. Me këtë vendim i është dhënë të drejtë denoncuesit “Optima Communication” SHPK.

Por, më datë 29.01.2024, rektorja Kçira ka reaguar për këtë vendim duke u justifikuar se,  “Këto emërtime nuk i shqipërojmë dot, pavarësisht të gjitha tentativave dhe konsusltimeve me specialist të fushës, të ndodhur në këto rrethana ne si autoritet kontraktor kërkojmë nga ju asistencë në përkthimin në gjuhën shqipe të këtyre specifikimeve (të cilat i kemi marrë nga AKSHI) pasi kemi kërkuar dhe në SPE procedura prokurimi me objekt “Blerje pajisje elektronike” dhe rezulton se dhe autoritetet e tjera kontraktore përdorin të njëjtat emërtime për të njëjtit artikuj”.

Me pak fjalë rektorja shprehet se këto emërtime i ka marë copy paste nga një institucion tjetër. Kështu delegohet paaftësia në një institucion tjetër. Të kujton pedagogët që u thonë ndonjëherë studentëve: “mirë që kopjoni, por bëjeni saktë të paktën”.

Gjithsesi, nxitim shpjegohet nga synimi për t’ia kaluar fondin afro 300 milionë lekë një kompani të paracaktuar.

Pas shqyrtimit të kthim përgjigjes dhe dokumenteve shoqëruese, KPP vazhdon të këmbëngulë se “ Referuar sa më lart KPP ju qartëson dhe njëherë që përdorimi i gjuhës shqipe lidhet me specifikimet teknike të pajisjeve si Kompjuter desktop 2 me SSD 500, server, Laptop Advanced, UPS 1000VA, Projektor Tipi 2, Switch L2 me 24 porta, Laptop praktik, Fotokopje multifunction High volume copy machine, Printer B&W Advanced të cilat nuk janë përkthyer të gjitha në gjuhën shqipe sipas konstatimeve të KPP dhe për këtë fakt KPP nuk ofron asistencë teknike në përkthim sikundër kërkon autoriteti kontraktor, por janë shërbimet përkthyese të licencuara që ofrojnë shërbimin e mësipërm”, duke i kërkuar kështu rektoratit që të marrë menjëherë masa.

Prandaj, për të dytën herë, më datë 6 shkurt 2024, KPP kërkon që rektorati të mos vazhdojë me procedurat dhe t’i kthehet pagesa që i takon ankimuesit “Optima Communication” SHPK .

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimDenoncimKciraKPPtenderUNIVERSITETI LUIGJ GURAKUQI

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Gjekmarkaj: Bashën mos e merrni seriozisht, nuk e njeh turpin…

Gjekmarkaj për Bashën: Të tregojë nëse është me opozitën apo...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com