GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

KPP anulon tenderin 423 mln lekë të Erion Veliajt

20:57 - 02/03/22
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
KPP anulon tenderin 423 mln lekë të Erion Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimeve Publike ka anuluar tenderin e Bashkisë së Tiranës i cili ishte hapur për rehabilitimin e sheshit përpara degës së Thesarit Tiranë. Dhe për ironi, kjo procedurë është anuluar nga ankesa e kompanisë që ofroi më pak nga konkurrentët e tjerë. Kjo procedurë është para disa muajsh është denoncuar edhe nga Gijotina.com, në lidhje me qëllimin për të cilin ishte hapur.

Bëhet fjalë për procedurën e hapur në datën 22  nëntor 2021, për rehabilitimi i sheshit përpara degës së Thesarit Tiranë, në rrugën “Mustafa Lleshi”. Kjo procedurë mban numrin e referencës REF-12256-11-19-2021 dhe fondi limit ishte 42,278,577 milionë lekë të reja, ose rreth 423 milionë lekë të vjetra. Punimet kanë të bëjnë për një shesh që relativisht është i vogël dhe që më shumë shërben si kryqëzim, por që Veliaj i ka menduar që të investoj aty me një shumë të ekzagjeruar.

Dhe kjo duket edhe në interesin që kanë shfaqur disa kompani për të marrë pjesë në garë, pasi kur kanë parë fondin limit me punën që duhet bërë, janë “dyndur” për ta fituar. Në garë kanë marrë pjesë 11 kompani, ku 10 prej tyre janë kualifikuar për më tej dhe vetëm kompania “Company Riviera 2008” ShPK është skualifikuar. Por jo pa qëllim është skualifikuar, pasi oferta që ka paraqitur ka qenë më e vogël nga të gjithë operatorët konkurrues, pra 26,045,592 lekë të reja ose rreth 260 milionë lekë të vjetra. Kompania fituese e tenderit është shpallur bashkimi i operatorëve “K.TURJA” ShPK & “INFINIT” ShPK, të cilat kanë paraqitur ofertën e dytë më të mirë, me vlerë 27,457,987 lekë të reja, ose rreth 275 milionë lekë të vjetra.

 

 

Siç duket fituesi ka qenë i paracaktuar, por oferta më e vogël e paraqitur nga “Company Riviera 2008” ShPK, u ka prishur planet iniciuesve të tenderit, të cilët për ta hequr nga gara e kanë skualifikuar me arsyen absurde se kopjet e dokumenteve të dorëzuara nga kompania nuk janë njësoj me origjinalin.

Por shoqëria “Company Riviera 2008” nuk e ka lënë me kaq dhe e ka denoncuar procedurën në Komisionin e Prokurimeve Publike. KPP pasi e ka marrë në shqyrtim, kanë vënë re absurditetin e skualifikimit dhe kanë vendosur që të anulojë këtë procedurë. Në këtë procedurë Erion Veliaj nuk i kishte bërë llogaritë siç duhet. Të shpresojmë që do ta rishikoj dhe një herë, sidomos tek fondi limit, pasi edhe shuma që ka vënë prej 423 milionë lekë për rehabilitimin e një sheshi që as 500 metra katrorë nuk është dhe që më shumë shërben si kryqëzim, është në kufijtë e absurditetit.

 

Gijotina.com

 

Etiketa: anulonErion VeliajKPPkryesore2Lekemlntenderi

Lajme të lidhura

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)
Uncategorized

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Para
Macron: Evropianët po punojnë në hapjen e një misioni diplomatik në Kabul

Lufta në Ukrainë/ Macron: Kam folur me Putin dhe…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur sërish në zonën e Qafës së Llogarasë, konkretisht pranë Qafës së Luadhit, duke rikthyer...

Lexo më shumë
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com