GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPP trembet nga Altin Dumani: S’kemi kompetenca për tenderin “sekret” për anti-dronë

13:05 - 12/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
KPP trembet nga Altin Dumani: S’kemi kompetenca për tenderin “sekret” për anti-dronë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Denoncimet për super tenderin e Altin Dumanit për anti dronë dhe survejues, tregojnë se kriteret janë manipuluar, ndërsa konkurrenca është asgjësuar. Pak ditë më parë, Gijotina.com zbuloi dokumentet të cilat tregonin se ishin bërë dy denoncime për dy lote të tenderit me vlerë mbi 2 miliardë lekë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike. Por ç’ndodhte? Kryetari i KPP, Jonaid Myzyri i mbante të papublikuara dokumentet e ankesave për tenderin me ‘procedura sekrete”. Papritur, kur edhe vetë Dumani ka vendosur të anulojë pjesërisht këtë tender, me tepër nxitim është firmosur një vendim që favorizon SPAK-un.

Bëhet fjalë për lotin 3, të një projekti të madh, me objekt “Blerje Sistem Anti – Dron autonom i palëvizshëm” me fond limit 24,066,667 lekë pa TVSH ose 230, 413 euro (pa TVSH). Pra, siç ju kemi njoftuar edhe më parë, 240 milionë lekë do të shpenzohen për anti dronë.

Në fakt SPAK nuk ka nevojë për teknologji aliene që të mund korrupsionin, thjesht duhet pak vullnet. Por për këtë temë flasim një ditë tjetër.

Qysh artikullin e parë për këtë super tender të SPAK-ut, ne ngritëm dyshimet për këto pajisje me çmime të kripura. Si ishte llogaritur fondi limit për këto antidronë, pasi asgjëkund nuk përcaktohej sa copë do të bliheshin? Për më tepër, KPP nuk kishte publikuar as objektin e ankesës!

Pas zvarritjes që i lejoi vetes KPP, sot po mësojmë pse e ka bërë denoncimin firma ‘Sinteza Co’ dhe pse Jonaid Myzyri e ka anuluar shqyrtimin e saj.

Sipas të dhënave të dokumentit, në datën 22 janar 2024, operatori ekonomik “Sinteza Co” SHPK, nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike, ka paraqitur ankesën nr. A/2024/3764, dhe nr.145/2024 prot, datë 22.01.2024, pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) dhe autoritetit kontraktor (SPAK), duke kundërshtuar skualifikimin e ofertës së tij, në procedurën e prokurimit.

Komisioni i vlerësimit të SPAK e kishte skualifikuar pa të drejtë nga gara, duke pretenduar se “Sinteza Co” nuk kishte paraqitur dokumentin që vërteton se ka 3 punonjës me të gjithë kualifikimet e duhura.

Por firma ankimuese ka raportuar se “Ju bëjmë me dije shoqëria Sinteza Co ka paraqitur dokumentacionin për punonjësit Mario Dervishaj diplomuar në nivel master për teknologji informacioni pre plotësimin e pikës së parë dhe dokumentacionin për Deni Troshanin për plotësimin e pikës së dytë dhe pikës së tretë. Në kërkesat për kualifikim nuk është përcaktuar që për plotësimin e kriterit te mësipërm nuk pranohet që një punonjës të ketë më shume se një certifikatë apo profil inxhinierik. Për sa më sipër kërkesa e mësipërme plotësohet nga dokumentacioni i dorëzuar për dy punonjësit të cilët e përmbushin kërkesën dhe nevojën për autoritetin kontraktor. Për sa i përket numrit minimal të shoqërisë ajo vërtetohet me se miri me listë pagesat e tre muajve te fundit bashkë me certifikatën e sigurisë të paraqitur me dokumentet tenderit”, shprehet ankimuesi.

Kështu më datë 24 janar 2023, KPP e pezullon procedurën e prokurimit! Ama duket se kjo ishte sa për të zbutur zërat, sepse më pas kanë filluar lojërat për kalimin e kësaj afere.

Në një pikë, KPP shprehet se “Në këtë kuptim, Komisioni gjatë gjykimit, arrin në përfundimin se ligji dhe akti nënligjor, që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zgjidhjen e çështjes, bien në kundërshtim me njëri – tjetrin për sa i përket momentit procedural, se kur ankimuesit i fillon e drejta e ankimit ndaj një vendimi të autoritetit kontraktor, ndaj dhe është i detyruar të bazohet në ligj për sa i përket momentit procedural të fillimit të së drejtës për të bërë ankesë pranë KPP-së”.

Kjo do të thotë që korrupsioni në këtë tender paska tronditur themelet jurifike kushtetuese të Myzyrit dhe KPP-së.

Dhe kështu në një moment të dytë, KPP është shprehur se e Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka kompetencë lëndore në shqyrtimin e ankesës së paraqitur nga operatori ekonomik “Sinteza Co” SHPK ndaj kësaj faze të procedurës së prokurimit, ndaj edhe i qëndron strikt rregullimit të parashikuar nga ligji nr. nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

Duke përdorur këtë pikë, që nuk lidhet plotësisht me rastin, KPP ka përfituar nga rasti dhe pavarësisht që u shpreh se nuk ka kompetenca, në përfundim vendosi të mos pranojë ankesën e operatorit ekonomik “Sinteza Co” SHPK.

Vetëm pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka vendosur të anulojë tenderin për blerjen e pajisjeve të spiunazhit për agjentët në terren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një lot tjetër i tenderit gjigant.

Organizimi i këtij tenderi të dyshimtë nga organi që paguhet për antikorrupsionin, na bën të ftojmë për ndihmë një tjetër institucion kushtetues, KLSH-në, që të gërmojë letrat e skandalit brenda SPAK-ut.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Altin DumaniKPPSpaktendervendim

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
 Policia kontrolle në Vlorë, kapet një person me armë

 Policia kontrolle në Vlorë, kapet një person me armë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të...

Lexo më shumë
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

14:30 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com