GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KQZ mbyll shqyrtimin e aplikimeve, rreth 246 mijë emigrantë do të votojnë me postë

10:36 - 07/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet 2025/ Nis sot regjistrimi për votën e diasporës, hapat që duhet të ndiqni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar shqyrtimin e aplikimeve në sistemin PER të emigrantëve shqiptarë që do të votojnë me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Nga të gjitha aplikimet, ku afati u mbyll mesnatën e 4 Marsit, u është pranuar kërkesa për të votuar më 11 Maj, 245,975 emigrantëve, teksa 48,180 prej aplikimeve janë refuzuar për gabime në aplikim apo parregullsi në dokumentacione.

“Në këtë periudhë nga 9-12 mars vetëm ata që janë regjistruar kanë të drejtë të kërkojnë të bëjnë ndryshime që lidhen me adresën dhe vetëm me adresën.  Dy ditëshi është për ata që janë të regjistruar dhe u është miratuar, ata që kanë marrë refuzim nuk mund të bëhet asgjë dhe kjo është e qartë si në kodin zgjedhor ashtu edhe në akte”, tha Celibashi.

Të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në gjykatën e Tiranës jo më vonë se data 11 prill. Nga momenti i refuziumit deri më 11 prill mund të paraqesin ankesë një platformë online”, tha Celibashi.

Numri më i madh i shqiptarëve të regjistruar është nga Italia me 91,223 , renditur më pas nga Greqia me 68,386 zgjedhës të regjistruar.

Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri.  52,425 votues të regjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me 32,559 votuesë nga jashtë dhe Durrësi e Elbasani me 25 mijë të tillë.

Lista paraprake me emër, mbiemër, qarku ku shkon vota dhe shtet nga vjen zarfi, do të publikohet nga KQZ-ja më datën 9 mars.

Aplikimi i parë për t’u regjistruar si votues nga jashtë është bërë nga Gjermania, 8 minuta pas hapjes së procesit. 98 vjeç është votuesi më i moshuar i regjistruar nga jashtë, po ashtu me vendbanim ne Gjermani. Një emigrant shqiptar ka aplikuar 25 herë dhe herën e fundit ia ka dalë të regjistrohet si votues nga jashtë.

Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e para, ku diaspora shqiptare do të ketë mundësinë për të votuar me postë. Shifrat e deritanishme të të rregjistruarve, dëshmojnë se vota e migrantëve mund të ketë një ndikim jo të pakët, veçanërisht në qarqet, ku mandati i fundit mes palëve, është ndarë në të kaluarën, me një diferencë të ngushtë votash.

Shifrat e kërkesave të diasporës për të votuar

Zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim 294,155
Zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa 245,975
Zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa 48,180

Zgjedhës të miratuar sipas shteteve

Itali 91,223 zgjedhës ose 37.1%
Greqi 68,386 zgjedhës ose 27.8%
Gjermani 25,499 zgjedhës ose 10.4%
Shtetet e Bashkuara te Amerikës 20,653 zgjedhës ose 8.4%
Mbretëria e Bashkuar 17,227 zgjedhës ose 7.0%
Franca 5,342 zgjedhës ose 2.2%

Zgjedhës të miratuar sipas qarqeve

Tiranë 52,425 zgjedhës ose 21.3%
Fier 32,559 zgjedhës ose 13.2%
Elbasan 25,196 zgjedhës ose 10.2%
Durrës 25,034 zgjedhës ose 10.2%
Korçë 20,638 zgjedhës ose 8.4%
Vlorë 19,953 zgjedhës ose 8.1%
Shkodër 17,452 zgjedhës ose 7.1%
Berat 15,897 zgjedhës ose 6.5%
Lezhë 14,761 zgjedhës ose 6.0%
Dibër 9,603 zgjedhës ose 3.9%
Gjirokastër 8,487 zgjedhës ose 3.5%
Kukës 3,970 zgjedhës ose 1.6%

Etiketa: aplikimeEmigrantëKQZ

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në
Aktualitet

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Para
Halle të tjera për taksapaguesit, nga shkurti deklarata e taksave mbushet automatikisht nga modeli paraardhës

Halle të tjera për taksapaguesit, nga shkurti deklarata e taksave mbushet automatikisht nga modeli paraardhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com