GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Krahason veten me Figon, Memelli: Besojmë që kjo javë…

19:56 - 19/07/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Krahason veten me Figon, Memelli: Besojmë që kjo javë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Migen Memeli është optimist se Vllaznia mund të kalojë britanikët e Linfield dhe kualifikohet në turin e dytë të Ligës së Konfercencës. Një ditë para ndeshjes, trajneri i shkodranëve deklaroi se ekipin e shihte në formë të mirë dhe se lojtarët ishin përgatitur të jepnin maksimumin para tifozëve të tyre. Ndërkohë, ai insistoi se nuk kishte asnjë lloj problemi me tifozerinë shkodranë, duke lënë pas krahëve problemet e të kaluarës.

“Besoj që kjo javë ka qenë një javë reflektimi se si duhet të përmirësojmë gjërat dhe çfarë të bëjmë përballë kësaj skuadre. Në javën e parë ishte njohja që duhet të bëjmë më kundërshtarin. Nisur nga kjo them se skuadra është stërvitur shumë mirë, besimi nuk mungon dhe kam besim se çunat do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë.

Nuk kemi ndryshuar shumë, ajo që mendoj dhe besoj është që atmosfera do të në ndihmojë me tifozët dhe nisur nga kjo besoj motivimi do të jetë shumë herë më i lartë se sa ka qenë.

Formacioni? Nuk e kemi vendosur akoma sepse është edhe një stërvitje e fundit. Besoj do të ndajmë nesër në mëngjes pasi siç na ndodhi në Belfast që Gruda për arsye shëndetësore mungoi, ka edhe të tilla raste që nuk mund të shmangen.

Për momentin nuk kemi dëmtime. Esini ka qenë pak pa qejf nga ndeshja e Belfast, por është stërvitur rregullisht në ndeshjet e fundit.

Nuk jam këtu për të folur për individë të caktuar se edhe Darko është një element i rëndësishëm për skuadrën. Kam një grup prej 24 vetash, të gjithë janë të rëndësishëm për skuadrën. Ai është lojtar shumë i mirë dhe do të na ndihmojë për kampionatin në vazhdim. Kemi edhe një stërvitje sot dhe më pas do të vendosim.

Ajo që ndodhi është që skuadra e Linfield ka luajtur me dy në sulm dhe një tjetër pas tyre. Ata krijonin superioritet numerik në mesfushë. Gjithsesi mendoj se nesër do të jetë e menaxhueshme se do të përdorim një strategji të re, në mënyrën se si do të qasemi ndaj kësaj skuadre.

Ftohje me tifozët? Unë nuk e di që ka ftohje me tifozët, unë ec në rrugët e Shkodrës. Dal gjithmonë nga shtëpia dhe vij në zyrë dhe kthehem më pas në shtëpi dhe shikoj që qytetarët e Shkodrës janë shumë sportdashës dhe nuk kam parë kurrë veprime apo fjalë që janë te pjesa që ka ftohje, përkundrazi na kanë dhënë mbështetje në rrugë, motivim. Mund të jetë edhe kjo që thoni, e portaleve, por unë nuk e kam parë në rrugët e Shkodrës.

Optimizëm për kualifikimin? Gjithmonë ka optimizëm se edhe në ditët e fundit të tij kur njeriu ka gjëra madhore, duhet të ketë shpresë dhe shpresa e mban gjallë. Unë besoj te sportistët, e shoh çdo ditë mënyrën se si stërviten ata. Në futboll gjithçka është e parashikueshme, gjithçka mund të ndodhë, nuk është e thënë që del gjithçka që bëjmë. Por besojmë te skuadra dhe futbollistët. Për sa kohë kemi mbështetjen e tyre dhe të tifozëve, gjërat do të bëjnë mirë.

Temperaturat? Ne jemi stërvitur në këto kushte, në temperatura rreth 30 gradë dhe jemi përshtatur gjatë gjithë kësaj kohe, nuk e di për pjesën e kundërshtarit.

Historia me Vllazninë? Edhe Figo luajti për Barcelonën, nuk kishte histori me Real Madridin dhe ja a ku është, luajti disa vite për Real Madridin.

Nuk besoj se do të ndryshojmë shumë, do të ecim me të njëjtën strategji. Besoj se do të ndryshojmë, se tifozët i kemi në stadium, motivimi do të jetë më i lartë besoj dhe do të bëjmë mirë. Është shumë i rëndësishëm 30 minutëshi i parë me intensitet të lartë, që të dalim në lojën tonë, djemtë të luajnë pa presion se në fund futbolli i pranon të gjitha rezultatet. Kjo është një ndeshje që ka vlerë për klubin si nga ana monetare, ashtu edhe psikologjike.

Patjetër besojmë te kualifikimi, jemi përgatitur për këtë edhe pse të mos harrojmë që Linfield ka dalë tre herë kampion në vitet e fundit, ka bërë pak ndryshime me lojtarë të mësuar të luajnë me njëri-tjetrin. Por ne do të bëjmë maksimumin nesër për të vazhduar më tej”, tha Memelli para gazetarëve./PanoramaSport

Etiketa: LinfieldmemelliVllaznia

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike me rreze të shkurtër

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike me rreze të shkurtër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com