GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Krahu i punës pengoi turizmin! Problem edhe furnizimi me ujë…

Mungesa e krahut të punës ishte një nga problemet më shqetësuese për operatorët turistik

10:38 - 10/09/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Krahu i punës pengoi turizmin! Problem edhe furnizimi me ujë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vera që lamë pas ka shënuar edhe nivelin më të lartë të turistëve që kanë vizituar vendin tonë.

Por pavarësisht suksesit, ky sektor hasi edhe në probleme.

Kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa, vendos në krye të problematikave, mungesën e krahut të punës, kryesisht të stafeve në bare dhe restorante.

“Vijon të mbetet problemi i shërbimit, mungesa e stafeve, sidomos atyre të kualifikuar. Por edhe mungesa e stafeve në përgjithësi, sepse ka pasur vështirësi të madhe sa i përket kësaj pjese dhe e kanë menaxhuar me shumë vështirësi.

Probleme të tjera që lindën nga fluksi i madh ishte edhe kapaciteti i infrastrukturës, sepse numri i madh i turistëve e gjeti të papërgatitur infrastrukturën rrugore për të përballuar një numër të tillë.

Disa nga subjektet akomoduese hasën vështirësi të madhe, pasi nuk arritën dot të siguronin stafin e mjaftueshëm”.

Punësimi i të huajve duket se do të jetë zgjidhja në të ardhmen.

“Ne duhet të marrim të gjitha masat që të sigurojmë një staf qoftë edhe me persona të marrë nga jashtë shtetit që nga viti i ardhshëm”, tha Kasa.

Rrahman Kasa evidenton si problematikë edhe furnizimin jo të rregullt me ujë të pijshëm në zonat bregdetare, veçanërisht në Durrës.

“I gjithë bregdeti i Durrësit, që përfshin vijën nga Durrësi në Kavajë, ka pasur shpeshherë ndërprerje të energjisë elektrike.

Por më problematike ka qenë ndërprerja e ujit, ku disa nga hotelet janë detyruar të zbrazin pishinat për të mbushur depozitat me qëllim që të mos u mungonte uji”.

Kreu i Unionit Turistik më tej shtoi se numri i turistëve të huaj vazhdon të jetë i lartë, pasi Shqipëria nuk vizitohet thjesht për bregdetin, por ka një shtim edhe të turizmit historik dhe kulturor.

Etiketa: Kryesore1problematikatsezoniturizmi

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Zbulohet ‘Call center’ i paligjshëm në Selitë, 6 në pranga

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet nga policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com