GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kredia për institucionet financiare jo banka nuk po u kthehet ende ritmeve të parakrizës

08:04 - 23/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kredia për institucionet financiare jo banka nuk po u kthehet ende ritmeve të parakrizës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kredia e sektorit bankar për institucionet financiare jo banka ngelet ende në nivele stanjacioni dhe nuk i është rikthyer ende ciklit të rritjes që shënonte deri në momentin e pandemisë.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia për ndërmjetësit e tjerë financiarë është një nga segmentet e pakta të huasë që në fund të vitit të kaluar ngelej në rënie, pa mundur të rekuperojë nivelet e parakrizës. Në fund të muajit korrik, kredia për korporatat e tjera financiare kishte vlerën e 13.3 miliardë lekëve ose rreth 109 milionë eurove. Portofoli ka shënuar një rritje të lehtë me 1.7% që nga fillimi i vitit, ndërsa ka pothuajse të njëjtën vlerë krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, vlera e kredisë ngelet ende më e ulët krahasuar me marsin 2020, kohë kur edhe ky sektor nisi të prekej nga efektet e pandemisë.

Kriza ekonomike e frenoi zgjerimin e institucioneve financiare të mikrokredisë në vend gjatë vitit të kaluar. Një nga treguesit që dëshmon stanjacion është aksesi i tyre në burimet e likuiditetit të sektorit bankar. Pikërisht në mars 2020, kredia për korporatat e tjera financiare arriti nivelin më të lartë historik, për rreth 14 miliardë lekë.

Statistikat e deritanishme tregojnë se huadhënia e institucioneve financiare jo banka është në përmirësim të ngadaltë dhe portofoli ka arritur afërsisht në nivelet që kishte para pandemisë. Të dhënat më të fundit i takojnë tremujorit të parë të këtij viti. Portofoli i kredisë kishte vlerën e 39.2 miliardë lekëve, 1.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto kompani nuk mund të pranojnë depozita të publikut dhe e mbështesin ndërmjetësimin financiar përmes instrumenteve të tjera. Institucionet më të konsoliduara kanë arritur në fitojnë akses në linja financimi nga jashtë, prej enteve që synojnë zhvillimin e segmenteve specifikë të tregut, siç mund të jetë bujqësia, apo bizneset e vogla dhe të mesme. Një pjesë tjetër financohen me obligacione, kryesisht të siguruara nga kompanitë mëmë jashtë vendit. Por, në një pjesë të konsiderueshme këto institucione marrin hua në bankat tregtare me qëllim kredidhënien me norma më të larta interesi në nivel mikro.

Duke qenë se këto institucione japin hua në segmente me rrezik më të lartë, zakonisht normat e interesit janë ndjeshëm më të larta krahasuar me sektorin bankar, sidomos kur bëhet fjalë për kreditë e vogla konsumatore. Në vija të përgjithshme, kredia bankare për institucionet financiare jo banka përkthehet në fianncime të vogla për konsumatorët dhe bizneset e vegjël me rrezik të lartë dhe që e kanë të vështirë të sigurojnë akses direkt në kredinë bankare./E.Shehu

Burimi: BSH
Etiketa: institucionekredi

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
OBSH vendos kritere më kufizuese për cilësinë e ajrit

OBSH vendos kritere më kufizuese për cilësinë e ajrit

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com