GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Krenaria e neveritshme e Ramës se ka mbrojtur Vuçiçin

12:49 - 13/09/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandalet kanë zhvlerësuar edhe vetë fjalën skandal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Vetëm një ditë pasi prokuroria e familjes Felaj lehtësoi akuzat për miqtë e Ramës, të bandës së Rrajave, kryeministri i ka ngritur hymn punës së drejtësisë së re.

Por nuk ka thënë asgjë të re veç lëshimit të Arben Ahmetajt dhe mos lëshimit të Fredi Belerit.

E gjitha taktikë dhe preteks për të justifikuar stopimin e proceseve integruese të vendit me arsyetimin se po na bllokon Greqia.

Dhe për të shmangur faktin që këto procese janë stopuar për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, për shkak të kapjes së sistemit të drejtësisë nga kryeministri etj.

Për të eksituar militantët e tij dhe për të marrosur ata që s’kuptojnë ka përmendur si arritje një proces normal të kryesimit nga Shqipëria të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.

Ajo që duhet të dihet është se asnjë meritë nuk ka Rama për këtë, është shumë mirë që Shqipëria do ta drejtojë mbledhjen e KS, por është një procedurë krejt normale dhe jo për merita të qeverisë Rama.

Për merita të qeverisë Shqipëri është futur në listën gri të pastrimit të parave, pra, konsiderohet nga bota e qytetëruar si vend ku pastrohen paratë e drogës e trafiqeve të ndryshme.

Për meritë të qeverisë Rama Shqipëria është nën hetim nga BE sepse ka vjedhur fondet e IPARD.

Për meritë të qeverisë Rama Shqipëria është në vendnumëro në proceset e integrimit.

Dhe gjëja tjetër që ka përmendur Rama sot, është krenaria që ka mbështetur Aleksandër Vuçiçin dhe ka kritikuar botën perëndimore pse kërkon t’i vendosë sanksione Serbisë për mbështetjen që Vuçiç i ka dhënë Rusisë.

Ajo që nuk ka përmendur si arritje Rama, por që duhet përmendur, është fakti se njeriun që e akuzoi për muaj të tërë si bashkëpunëtorë të rusëve, derisa e kapi me dosjen dhe e vuri në shërbim të vet për të shkatërruar opozitën, Lulzim Bashën ia ka çuar Këshillit të Europës si njeri të besuar për të konfiskuar pronat e Putinit në Ukrainë. Qesharake, por edhe stil pune mafioz.

Ky është Edi Rama i vërtetë, jo ai që di të shkruajë mirë në Facebook, për të marrosur shqiptarët.

 

Etiketa: RamaVucic

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
2-vjeçari humbi jetën në çerdhe, babai: Ja ç’më thanë edukatoret

2-vjeçari humbi jetën në çerdhe, babai: Ja ç’më thanë edukatoret

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com