GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kreu i grupit mercenar rus: Po përballemi me rezistencë

18:39 - 11/02/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i grupit mercenar rus: Po përballemi me rezistencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit mercenar rus, Uagner, tha se forcat ruse duhet të marrin kontrollin e qytetit strategjik ukrainas të Bahmutit, në mënyrë që të vazhdojnë fushatën e tyre ushtarake, por ata përballen me rezistencë të fuqishme nga mbrojtësit ukrainas.

Yevgeny Prigozhin, gjatë një interviste, tha se Rusia ka vendosur qëllime të qarta në fushatën e saj ushtarake: me vendosmëri të vendoste praninë e saj në Ukrainën lindore ose të shtyjë përpara pushtimin e më shumë territoreve të shtetit.

Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, tetë vjet pasi aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mori nën kontroll pjesë të mëdha në lindje të Ukrainës, dhe duke i njohur si “republika popullore” dy rajonet lindore të Luhanskut dhe Donjeckut.

Prigozhin, themelues i Wagner-it, ka marrë vëmendjen e publikut, teksa vazhdon pushtimi i Ukrainës. Ai gjatë kësaj kohe po ashtu ka kritikuar udhëheqjen ushtarake ruse dhe disa zyrtarë.

Mercenarët e Wagner-it kanë luajtur rol të madh, veçmas në muajt e fundit në marrjen e kontrollit të Soledarit, që gjendet në periferi të Bahmutit. Luftimet e ashpra në Bahmut po vazhdojnë për muaj të tërë.

“Bahmuti duhet të merret në mënyrë që trupat tanë të mund të operojnë më rehat”, tha Prigozhin. “Ushtria ukrainase po dërgon atje shumë e më shumë njësi”.

“Është ende herët të thuhet se jemi afër që ta marrin. Trupat ukrainase janë të trajnuara mirë… dhe si çdo qytet i madh është i pamundur të merret menjëherë. Ne e kemi menaxhuar situatën shumë mirë. Fillimisht, ne qetësisht duhet të marrim Atijomovskin, dhe më pas mund të themi me zë se e kemi marrë nën kontroll”, tha Prigozhin duke iu referuar Bahmutit, duke përdorur emrin e epokës sovjetike për këtë qytet. /Rel/

Etiketa: grupitkreumercenar

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
Sulmi i makinës bombë, 3 të vdekur në Jeruzalem

Sulmi i makinës bombë, 3 të vdekur në Jeruzalem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com