GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kreu i OSBE u bën apel shqiptarëve: Këto zgjedhje janë historike për të ardhmen e vendit

14:06 - 06/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i OSBE u bën apel shqiptarëve: Këto zgjedhje janë historike për të ardhmen e vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita Botërore e Zgjedhjeve është një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi vlerën e demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si një moment kyç për të ardhmen e vendit.

Ai nënvizoi se vota është një e drejtë themelore që u jep qytetarëve fuqinë për të ndikuar në proceset demokratike. Një aspekt i veçantë i këtyre zgjedhjeve është mundësia për shqiptarët jashtë vendit që të votojnë për herë të parë, duke i dhënë kështu një dimension historik procesit zgjedhor. Tarran inkurajoi qytetarët të kontrollojnë regjistrimin e tyre dhe të sigurohen që mund ta ushtrojnë këtë të drejtë.Ai gjithashtu vlerësoi rolin e të rinjve në forcimin e demokracisë dhe i nxiti ata të marrin pjesë aktive në votime.

Mesazhi i plotë:

Sot, në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, dëshirojmë të risjellim në vëmendje rëndësinë e proceseve demokratike, të drejtën themelore për të votuar dhe fuqinë e zërit të qytetarëve në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë.

Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend për katër vitet e ardhshme. Pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi. Kontrolloni regjistrimin tuaj si zgjedhës në ekstraktin e listës së zgjedhësve pranë Zyrës së Gjendjes Civile të njësisë suaj administrative, në faqen/aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ose nëpërmjet portalit e-Albania.

Këto zgjedhje janë historike edhe për faktin se për herë të parë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që nuk jetojnë në Shqipëri do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit. Për ta ushtruar si duhet këtë të drejtë dhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë, i inkurajojmë të gjithë votuesit me të drejtë vote jashtë vendit të regjistrohen deri më 4 mars 2025 sipas udhëzimeve të KQZ-së.

Vlerësojmë në mënyrë të veçantë rolin thelbësor të të rinjve në ndërtimin e një demokracie më të fortë. Informohuni, përfshihuni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar! Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për mbështetjen e pjesëmarrjes sa më të gjerë të të rinjve në zgjedhje dhe për promovimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës.

Vota juaj ka rëndësi! Zëri juaj i jep formë të ardhmes!

Etiketa: Kryesore1OSBEshqiptarëZgjedhje

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Plani për kontrollin e Gazës/ Trump: Shans për palestinezët që të jetojnë të lumtur, dhe të sigurt

Plani për kontrollin e Gazës/ Trump: Shans për palestinezët që të jetojnë të lumtur, dhe të sigurt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Lexo më shumë
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com