GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Krimet mjedisore, në pranga administratori dhe dy shoferë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimet mjedisore, në pranga administratori dhe dy shoferë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Lezhë vijon kontrollet, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Në pranga ka rënë administratori i subjektit dhe dy shoferët e kamionëve. Po kështu janë sekuestruar dy trajler të një subjekti duke transportuar materiale inerte, për të cilat nuk dispononin asnjë faturë shoqëruese.

Në momentin e konstatimit nga shërbimet policore, të arrestuarit kanë tentuar të bëjnë manipulime lidhur me faturën tatimore, duke paraqitur të dhëna të rreme.

Në aksin rrugor Skuraj-Milot, në vendin e quajtur Milot, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. 26-vjeç, banues në Laç (me detyrë administrator i një subjekti për shfrytëzimin e inerteve në lumenj), A. Sh. 40-vjeç dhe A. K. 55-vjeç, banuesë në Tiranë (shoferë të firmës).

“Lezhë/Intensifikohen kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Sekuestrohen 2 trajler të një subjekti duke transportuar materiale inerte për të cilat nuk dispononin asnjë faturë shoqëruese.

Vihen në pranga administratori i subjektit dhe dy shoferët e kamionëve.

Në momentin e konstatimit nga shërbimet policore, të arrestuarit kanë tentuar të bëjnë manipulime lidhur me faturën tatimore duke paraqitur të dhëna të rreme. Specialistët për hetimin e krimeve ekonomike financiare, në kuadër të punës hetimore për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve që cënojnë regjimin juridik të tokës, si dhe bazuar në informacionet policore të administruara nga inteligjenca informative për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale në qarkun e Lezhës, kanë vijuar kontrollet intensive.

Si rezultat, në aksin rrugor Skuraj-Milot, në vendin e quajtur Milot, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. 26 vjeç, banues në Laç (me detyrë administrator i një subjekti për shfrytëzimin e inerteve në lumenj), A. Sh. 40 vjeç dhe A. K. 55 vjeç, banuesë në Tiranë (shoferë të firmës).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 trajlera të mbushur me materiale inerte me qëllim transportimin e tyre, për të cilat nuk dispononin asnjë dokument shoqërues. Gjithashtu, në momentin e konstatimit të tyre nga shërbimet policore, të arrestuarit kanë tentuar të manipulojnë faturën tatimore duke paraqitur të dhëna të rreme që nuk korrispondonin me sasinë, subjektin blerës e shitës të mallit.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Etiketa: krimetmjedisore

Lajme të lidhura

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Para
Ja si u katandis pika e “voçkël” e Kumbaros në Gjirin e Manastirit

Ja si u katandis pika e “voçkël” e Kumbaros në Gjirin e Manastirit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com