GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Krimi në Durrës/ Dëshmia e 25-vjeçarit: Motra donte ta vriste, por…

10:06 - 24/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimi në Durrës/ Dëshmia e 25-vjeçarit: Motra donte ta vriste, por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Durrës, një ngjarje e rëndë që u zbardh një ditë më parë, rezultoi se në këtë krim ishin të përfshirë familjarët. Fillimisht ishte vajza 19-vjeçarja, Hygerta Meta, ajo që rrëfeu se kishte kryer krimin e rëndë, duke thënë se vrau babanë e saj për shkak të konflikteve dhe se donte ta fejonte pa dëshirë.

Por me pas me vijimin e hetimeve ngjarja mori tjetër rrjedhë, pasi u zbulua se autori i dyshuar i krimit ishte djali i viktimës, 25-vjeçari Hysen Meta.

Megjithatë për këtë ngjarje u arrestuan të tre fëmijët. Ndërsa hetimet vijojnë ende për të zbardhur të plotë këtë krim horror të ndodhur në fshatin Shënvlash të Durrësit.

50-vjeçari u gjet më (23 shkurt 2024) i groposur në një gropë rreth 1.5m në kasollen pranë banesës, ku ishte i mbështjellë me plasmas. Ndërkohë pas ekzaminimit të armës policia arriti të shkonte drejt autorëve të dyshuar të kësaj vrasje.

Zhdukja e Pëllumb Metës u denoncua më 13 shkurt 2024, nga djali i madh Hyseni, 25 vjeç, kallëzim që vuri në lëvizje policinë e Durrësit.

Një ditë pas arrestimit është siguruar dëshmia e djalit të arrestuar si i dyshuar për vrasjen, Hysen Metës, i cili dyshohet se vrau babain dhe bashkë me motrën, vëllain e vogël dhe nënën e tyre e groposën dhe e deklaruan të zhdukur.

“Po unë e qëllova. Debatuam keq. Ishin edhe anëtaret e tjerë të familjes në shtëpi. Ishte data 10 shkurt. Në mesditë ka ndodhur ngjarja. Nuk ishte hera e parë që debatonim. Aty u mbush kupa. Kur ikte ai në punë i thoshim njeri tjetrit na nxiu jeten, me kete njeri nuk jetohet. Mesditen e 10 shkurtit, gjate debatit mora pistoletë dhe e qellova disa here. Nuk me kujtohet sa here e shkrepa armen. Ishim ne dhome, ate e mbuloi gjaku. Bashke me motren dhe vellain e morem trupin, e mblodhem me plastmas mos te rridhte gjak. Me pas hapem gropen brenda kasolles me qellim mos te na shikonte njeri. Gjate mbremjes zhvendosem trupin nga shtepia deri te kasollja. E mbuluam aty. Me pas planifikuam se cfare do te thoshim ne polici. Pasi zhdukem trupin, duhet te  zhduknim makinen. E morem makinen dy dite me pas dhe cuam diku afer sektorit rinia. Pastaj erdhem ne polici. Me pas dihet, ndodhi ajo qe e dini edhe ju. E zbuluat. Donte ta merte persiper motra pasi ne nje fare menyre ishte shkaku i sherrit. Por e verteta eshte kjo qe them une. Marr persiper autoresine, nuk jam penduar. Me vjen keq vetem per motren dhe vellain se nuk kane faj fare”,- ka qenë kjo një pjesë e dëshmisë së 25-vjeçarit.

Etiketa: DurrësKrimKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve
Aktualitet

Aksident në Lezhë–Laç, katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve

17:19 - 18/01/26
Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë
Aktualitet

Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë

14:53 - 18/01/26
Aksioni i SPAK për mashtrimin me call center në Tiranë/ Prokuroria: U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat
Aktualitet

Aksioni i SPAK për mashtrimin me call center në Tiranë/ Prokuroria: U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat

13:54 - 18/01/26
Para
Refugjatet shqiptare nga Ukraina ëndërrojnë lirinë: Zemrën e kam…

Refugjatet shqiptare nga Ukraina ëndërrojnë lirinë: Zemrën e kam…

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja
Breaking Views

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

20:40 - 18/01/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke folur për Report TV pas përfundimit të takimit në Lezhë, i është përgjigjur...

Lexo më shumë
“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

20:12 - 18/01/26
Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim

Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim

19:58 - 18/01/26
Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…

Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…

19:48 - 18/01/26
Alimehmeti nga takimet e Salianjit tek foltorja e Berishës: PD, parti e fjalës së lirë

Alimehmeti nga takimet e Salianjit tek foltorja e Berishës: PD, parti e fjalës së lirë

19:42 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com