GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Krimi në Itali, babai vrau fëmijën, nëna shqiptare: E gjeta me gjak

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimi në Itali, babai vrau fëmijën, nëna shqiptare: E gjeta me gjak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje tronditëse janë zbardhur nga krimi horror në Itali, ku ish-bashkëshorti i një shqiptareje në Itali ka vrarë me thikë fëmijën e tyre. Nëna e tronditur ka treguar momentin  kur ka gjetur djalin e mbuluar me gjak në shtrat.

”Ai ishte në shtrat, mbuluar me gjak…, nuk e menduar kurrë diçka të tillë”, citohet të jetë shprehur gruaja për efektivët pas ngjarjes. Tanimë, raportohet se ajo ndodhet e shtruar në spital në gjendje shoku.

Mediat italiane raportojnë se në derën e jashtme të banesës ku ndodhi krimi nuk janë konstatuar shenja të hapjes me forcë.

Kjo sipas hetuesve, ngre hipotezën se ka qenë vetë djali Mattias, ai që i ka hapur derën të atit. Mundësia tjetër është që 44-vjeçari polak i kishte ende çelësat e apartamentit me vete, pavarësisht vendimit të gjykatës që e kishte ndaluar ti afrohej ish-bashkëshortes dhe fëmijës për shkak të dhunës që kishte ushtruar.

Javët e fundit, Mariola Rapaj raportohet se ishte kontaktuar rregullisht nga autoritetet për tu siguruar se vendi i gjykatës po zbatohej dhe ajo nuk ka njoftuar se kishte diçka që nuk shkonte.

Mëngjesin e djeshëm, raportohet se polaku u largua nga një spital Covid në Romë ku ishte i shtruar. Nuk është ende e qartë nëse ishte shëruar apo u arratis prej aty. Fillimisht shkoi në shkollën ku mësonte i biri. Ky i fundit, ndërkohë, ishte kthyer në banesën ku jetonte me të ëmën, i shoqëruar nga një i afërm.

Pas futjes në banesë, polaku e goditi të birin me thikë duke i marrë jetën. Ka qenë 32-vjeçarja Mariola Rapaj ajo që pasi hyri në banesë pas pune, e gjeti të birin e pajetë.

Edhe autori i krimit, polaku Tonkov është gjithashtu i shtruar në spital. 44-vjeçari u gjet pa ndjenja në një dhomë tjetër dhe raportohet se ende është i pavetëdijshëm. Dyshohet të ketë tentuar vetëvrasjen pasi vrau të birin.

Mediat raportojnë se një hakmarrje e mundshme ndaj ish-partneres që e kishte denoncuar në polici pas akteve të dhunës, të jetë një nga shkaqet që polaku vrau të birin.

Etiketa: detajeItaliKryesore1

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Mediet zvicerane: Vuçiç dhe ministri i brendshëm serb janë të lidhur me krimin

Mediet zvicerane: Vuçiç dhe ministri i brendshëm serb janë të lidhur me krimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me monopatina, taxi dhe delivery, ja si shpërndahet droga pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në pranga, 14 të tjerë në kërkim
Aktualitet

Me monopatina, taxi dhe delivery, ja si shpërndahet droga pranë shkollave në Tiranë, 31 persona në pranga, 14 të tjerë në kërkim

09:36 - 27/09/26

Pas 4 muajsh hetime është finalizuar operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra”, ku si pasojë janë goditur disa grupe...

Lexo më shumë
Maliq/ Makina rrëshqet dhe e zë poshtë teksa nxirrte rrobat nga bagazhi

Maliq/ Makina rrëshqet dhe e zë poshtë teksa nxirrte rrobat nga bagazhi

09:26 - 27/09/26
“Muçi me kualitet të madh”, trajneri Maran: Djemtë u shpërblyen për stërvitjen gjatë javës

“Muçi me kualitet të madh”, trajneri Maran: Djemtë u shpërblyen për stërvitjen gjatë javës

09:18 - 27/09/26
Gara e Tiranathlon, ja rrugët ku kufizohet sot qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

Gara e Tiranathlon, ja rrugët ku kufizohet sot qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

08:35 - 27/09/26
Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York

Ish-shefja e SHISH nën arrest, Rama konferencë nga Rinasi, pas kthimit nga New York

08:15 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com