GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Krimi në Tiranë/ Flet nëna e Dhurata Saliajt: Akuzat për dhunë janë shpifje

11:24 - 05/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Krimi në Tiranë/ Flet nëna e Dhurata Saliajt: Akuzat për dhunë janë shpifje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkëshortja e Mexhit Picarit, Manushaqe Picari, i cili vrau një ditë më parë ish dhëndrin e tij vetëm pak minuta para seancës gjyqësore ka treguar mes lotësh rrjedhën e ngjarjes.

Gruaja e autorit të krimit, i cili është arrestuar së bashku me vajzën, Dhurata Saliaj, si bashkëpunëtore në ngjarje, ka theksuar se ish dhëndri i tyre ishte i dhunshëm dhe shumë herë i ka kërcënuar se do i vriste.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se akuzat për vajzën e saj për dhunë në familje janë shpifje nga familja e ish bashkëshortit, pasi sipas saj asnjëherë nuk është bërë ekspertizë për të verifikuar dhunën e pretenduar për vjehrrën apo për fëmijët.

Sipas Manushaqes, ish dhëndri kishte miq në komisariatin numër 4 dhe sa herë kanë bërë denoncim për kërcënimet e tij në vendet e tjera asnjëherë nuk janë pranuar.

“Pse policia nuk i ka marrë vjehrrën dhe kalamajtë që të bëhej ekspertiza nëse janë dhunuar? Në s’kemi pas dijeni për asgjë. Ai erdhi dhe përplasi burrin tim me kamion,  shteti e nxori nga burgu, shkova te Rajoni 6 nuk e morën përsipër se e ka Rajoni 4 thanë, shkuam tek i Vorës, e ka sërish Rajoni katër na thanë, se patjetër ai ka mik atje dhe ndaj e arrestuan gocën.

Kërkova drejtësi direkt në polici, i thash drejtorit dhe autoriteteve aty merre vjehrrën këtu, nëse e ka bërë një gjë të tillë unë e vras gocën me dorën time.

Për këtë ngjarje është policia fajtore, nëse vjehrra ishte e vrarë dhe e dhunuar, vajza të vuante në burg dhe dhëndri të vriste edhe mua, por jo të vrasë gocën dhe ta fajësojë për dhunë në familje i kanë sajuar të gjithë gjërat vetë.

Mbesën e ka marrë me forcë dhe e ka çarë duke e rrahur, që nëna e vet të futej në burg e të shpëtonte ai”, ka thënë ajo.

Ish bashkëshortja e viktimës Dhurata Saliaj, në deklaratën e saj para hetuesve ka theksuar se ish bashkëshorti ishte shumë agresiv dhe kohët e fundit ishin përkeqësuar marrëdhëniet sa herë që ajo kërkonte që të takonte fëmijët e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një kafe ku ishin autori i ngjarjes Mexhit Picari dhe viktima ish dhëndri i tij Kudret Saliaj bashkë me avokatin dhe të birin e mitur. Gjithashtu e pranishme në vendin e ngjarjes ka qenë edhe vajza e autorit Dhurata Saliaj.

Etiketa: Dhurata SaliajKudret SaliajTiraneViktima

Lajme të lidhura

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Para
Ky është Kudret Saliaj, i riu që u qëllua për vdekje nga ish-vjehrri i tij

Flet dëshmitari i vrasjes ditën e djeshme në Tiranë: Autori e qelloi mbas shpine, u kthye ta shihte a kishte vdekur

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com