GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Intervista

Krimi seksual “fenomen” në Shqipëri, psikologia: Shkollat s’i raportojnë, ja si fëmijët bien pre e abuzimit

18:13 - 19/11/21
në Intervista
Kohë leximi: 3 min
A A
Krimi seksual “fenomen” në Shqipëri, psikologia: Shkollat s’i raportojnë, ja si fëmijët bien pre e abuzimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rastet e fundit të krimit seksual të raportuara në vend, ngrenë kambanën e alarmit, pasi është kthyer në një fenomen dhe askush nuk po ndërgjegjësohet.

Në një intervistë për gijotina.com psikologia Fatjona Halili, rendit disa faktorë që ndikojnë në rritjen e rasteve të abuzimit seksual në vend.

Ajo shprehet se abuzimi ndaj fëmijëve, do të parandalohet kur shkolla të monitorojë dhe apo raportojë këto raste, që shkatërrojnë jetën e një të mituri apo adoleshenti.

“Për fat te keq shkollat ende vazhdojnë të mos raportojnë raste të ngacmimeve seksuale ndaj fëmijëve apo dhe dhunë në familje, çka shkatërrojnë, jetën dhe të ardhmen e fëmijëve. Shkolla si institucion duhet të punojë ngushtë me aktorët e saj brenda shkollës dhe me instancat përkatëse që nga njësia për mbrojtjen e fëmijës deri në bashkëpunimin me policinë e shtetit”, deklaron ajo.

Poashtu Halili, shprehet se një fëmijë bie pre më lehtë e abuzimit seksual kur ndodhet në kushte të vështira ekonomike, që shtyhen të punojnë  në moshë të hershme, fëmijët që kanë vetëvlerësim të ulët, që shoqërohen me persona më të rritur, apo komunikimi i dobët me familjarët.

“Kushtet ekonomike janë 1 ndër indikatorët kryesorë që një fëmijë bie pre e dhunës, ngacmimit seksual apo dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Në të tilla raste shkolla bashkëpunon  me njësinë e mbrojtjes së fëmijëve, ku i paraqit riskun e këtij fëmije, në këtë rast bëhet një analizë. Fëmijët që bien pre e një abuzimi seksual janë, ata fëmijë që vijnë nga familje me ekonomi të ulet. Fëmijët që shtyhen të punojnë në moshë të hershme, mungesa e llogarisë nga ana e prindërve, përdorimi i gjatë dhe qëndrimi deri në orët e vona në internet, fëmijët që kanë vetëvlerësim të ulët, të distancuar nga shoqëria, të bullizuar, fëmijët që shoqërohen me më të rritur sesa vetja, komunikimi i dobët me familjarët”, shton Halili.

Hapat e menaxhimit për mbrojtjen e fëmijës së abuzuar

Hapat e menaxhimit të rastit të mbrojtjes së fëmijës së abuzuar, në nevojë për mbrojtje: Identifikimi, Raportimi, Vlerësimi fillestar, Vlerësimi i plotë, Hartimi i planit individual të mbrojtjes, Zbatimi, ndjekja dhe monitorimi i plani sigurie, Mbyllja e rastit.

Ndër të tjera psikologia në një intervistë për gijotina.com bën me dije se mos angazhimi nga ana e institucioneve, organizatave dhe shtetit ka sjellë rritjen e rasteve të abuzimit seksual dhe dhunës së fëmijëve në Shqipëri. Këta të fundit sipas saj duhet se gëzojnë të drejtat e tyre, të drejtën për tu rritur shëndetshëm, të lirë nga çdo formë dhune, abuzimi apo shfrytëzimi.

“Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi  është domosdoshmëri nga çdo shtet, shkollë, institucion, familje apo çdo organizate në mënyrë që të sigurohemi që fëmijët nuk dëmtohen  apo lëndohen. Por rastet e abuzimit thënë edhe nga raportet janë rritur, marrë shkas edhe nga ato më të fundit që janë shënuar në vend, kjo pasi këto instanca nuk janë angazhuar siç duhet. Fëmijët duhet të mbrohen nga abuzimet sepse ato gëzojnë të drejtat e tyre, të drejtë  për tu rritur shëndetshëm, të lirë nga çdo forme dhune, abuzimi apo shfrytëzimi”, ka përfunduar ajo.

Etiketa: krimi seksualkryesore2psikologeShqiperi

Lajme të lidhura

“Indeksimi 4.1% nuk përmirëson jetesën e pensionistëve”! Ekspertja: Pensioni iu mbulonim vetëm 50% të kostove mujore
Fact-Checking & Analize

“Indeksimi 4.1% nuk përmirëson jetesën e pensionistëve”! Ekspertja: Pensioni iu mbulonim vetëm 50% të kostove mujore

13:13 - 19/09/24
“Ligji për tatimin e profesioneve të lira s’është korrekt”/ Ekspertja: Preket buxheti familjar
Intervista

“Ligji për tatimin e profesioneve të lira s’është korrekt”/ Ekspertja: Preket buxheti familjar

14:45 - 01/05/24
Pensionistët presin indeksimin! Eksperti Koço Broka: A mund të thotë qeveria që nuk e zbatoi ligjin?!
Aktualitet

Pensionistët presin indeksimin! Eksperti Koço Broka: A mund të thotë qeveria që nuk e zbatoi ligjin?!

14:02 - 10/04/24
Para
Instagram nën hetim për abuzimin e fëmijëve

Instagram nën hetim për abuzimin e fëmijëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com