GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kriminelët në veri të Kosovës

22:39 - 29/05/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriminelët në veri të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arbër Zaimi

  1. Sulmet ndaj ekipeve të reporterëve ishin pjesë e një plani të mirëfilltë ushtarak. Kriminelët serbë nuk duan raportime e dokumentime nga vendi i ngjarjes – siç nuk kanë dashur as në vitet ‘90. Në tryezat me opinionistë, me analistë dhe me spin-doktorë ata e fitojnë debatin, sepse janë të gatshëm të paguajnë më shumë. Por fakteve të fotografuara e të xhiruara nga vendngjarja, nuk kanë ç’u bëjnë. Prandaj sulmojnë ekipet dhe automjetet e reporterëve.
  2. Sulmet u ashpërsuan vetëm pas deklaratës së Lavrovit. Kriminelët sot gjatë gjithë ditës ekspozuan simbolet rusofashiste “Z” dhe ato serbofashiste, kryqin me 4 c. Në zyrat e institucioneve që ata mbanin deri dje, janë gjetur dhe foto të Putinit, përveçse të Vuçiqit. Në rrugët ku këta kriminelë patrullojnë, kanë bërë grafite raciste e shovene si dhe që mitizojnë kriminelë gjenocidalë si Mlladiqi.
  3. Sulmet ishin krejtësisht të paprovokuara, sepse as KFOR dhe as Policia e Kosovës nuk e ka sulmuar asnjë qytetar. KFOR-i ka ruajtur paqen, Policia ka ruajtur demokracinë dhe ligjin. Kriminelët serbë kanë kërkuar të mbeten vetëm ata që ruajnë paqen, por të largohen ata që ruajnë demokracinë dhe ligjin. Pra duan paqe pa demokraci dhe ligj. Kjo është e pamundur, prandaj ata sulmuan edhe paqeruajtësit. Dihet se ai që sulmon paqeruajtësit është kriminel i nivelit më të poshtër.
  4. Lista Serbe është pjesë e këtyre grupeve, funksionon si krah zyrtar i tyre. Por as grupet kriminale as Lista Serbe, nuk janë përfaqësues të çdo serbi në Kosovë, përkundrazi, serbët lokalë janë vazhdimisht të kërcënuar dhe të marrë peng nga këto grupe kriminale dhe nga strukturat e tyre zyrtare. Sot “protestuesit” kushdo që i ka parë e ka kuptuar se ata nuk janë qytetarë, por njerëz të trajnuar mirë, me përgatitje fizike e taktike. Institucionet e sigurisë kanë evidentuar mes tyre njerëz të dyshuar për përfshirje në Grupin Vagner, apo në struktura të ngjashme.
  5. Pse kanë sulmuar vetëm ushtarë italianë e hungarezë? Ndoshta kriminelët kanë shpresuar, për arsye që nuk i dimë, se ushtarët nga Italia e Hungaria nuk do të reagonin ashpër përballë sulmeve nga kriminelët e Vuçiqit e të Putinit? Është dinjitoze deklarata e kryeministres italiane Meloni, që asnjë sulm tjetër nuk do të tolerohet.
  6. Edi Rama në deklaratën e tij të fundit ka thënë se kur shovinistët kriminelë serbë sulmojnë KFOR-in, dëmtohet imazhi i Kosovës. Asnjë fjalë qortuese për Vuçiqin që edhe kësaj radhe e ka nxjerrë ushtrinë në kufi, kërcënueshëm. Asnjë fjalë qortuese për Serbinë që ushqen dhe nxit këtë urrejtje kriminale. Rama është turp historik i Shqipërisë.
  7. Albin Kurti nuk ka hapësirë ku të tërhiqet më tutje. Ai nuk mund të tërhiqet aty ku nuk lejon ligji, dhe ligji thotë se kryetarët e komunave duhet të shkojnë në zyrat e tyre pa provokuar askënd. Ata që po i thonë Albinit “tërhiqu”, janë të njëjtët që mezi presin t’i thonë Ukrainës tërhiqu.
Etiketa: Kosova

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Tensionet, Taravari: Veprimet e Kosovës në veri janë…

Tensionet, Taravari: Veprimet e Kosovës në veri janë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com