GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Krishtlindjet, Shtëpia e Bardhë shndërrohet në shtëpi përrallash

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Krishtlindjet, Shtëpia e Bardhë shndërrohet në shtëpi përrallash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

98 pemë Krishtlindjesh, 72 kurora dhe rreth 4.5 kilometër fjongo, Shtëpia e Bardhë është shndërruar në një shtëpi përrallash për festat e fundvitit.

Letrat drejtuar Santa Claus-it duket se fluturojnë në mënyrë magjike brenda dhe jashtë kutive postare të vjetra dhe një tren vintage qëndron rreth bazës së një bredhi krishtlindjeje. Ëmbëlsira janë vendosur kudo në Shtëpinë e Bardhë.

Magjia dhe gëzimi është tema e këtij viti, zbuloi të hënën, Zonja e Parë Jill Biden.

“Fëmijët e njohin të bukurën: mozaiku i pasur dhe shumëngjyrësh i gjetheve të vjeshtës të grumbulluar lart mbi një shtresë smeraldi bari, ritmi magjepsës i borës së butë që bie nga qielli i natës plot shkëlqim”, tha Biden teksa mirëpriti Gardën Kombëtare dhe familjet e ushtarëve lokalë në Shtëpinë e Bardhë, si të ftuarit e parë që panë dekorimin.

“Festimet ofrojnë një kohë për reflektim dhe një pushim nga jeta e shpejtë, një sezon për të qenë të pranishëm me miqtë dhe familjet tona. Është gjithashtu një sezon mirënjohjeje. Sepse, ju e dini, fëmijët kanë diçka për të na mësuar nëse jemi të mençur për të dëgjuar: si të jemi të pranishëm edhe pse jemi gjithë kohës të zënë, si të hapemi ndaj dashurisë dhe të mrekullohemi, edhe në momentet më të zakonshme”, u shpreh Zonja e Parë.

Çdo dhomë është krijuar për të kapur kënaqësinë dhe imagjinatën e pastër, pa filtra, të fëmijëve.

Zbukurimet, që përfshijnë 33.892 dekore dhe 142.425 drita festash, u instaluan në një periudhë një javore, me ndihmën e 300 vullnetarëve. Shtëpia e Bardhë pret që rreth 100.000 njerëz të vizitojnë gjatë sezonit të festave.

Në fillim të këtij viti, Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë zbuloi dizajnin e Krishtlindjeve të këtij viti, një kurorë festash e stolisur me kukulla, pëllumba, yje, lule, biskota, frymëzuar nga dekorimet e punuara me dorë gjatë periudhës kur në Shtëpinë e Bardhë qëndronte Gerald Ford, presidenti i 38-të i Amerikës.

Etiketa: shtepia e bardhe

Lajme të lidhura

Ekspertët: Marrëveshja e Trump me Putin do të ketë pak ndikim në çmimet e naftës
Botë

Ekspertët: Marrëveshja e Trump me Putin do të ketë pak ndikim në çmimet e naftës

09:02 - 12/10/26
Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!
Botë

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

18:30 - 11/10/26
Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite
Botë

Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite

16:43 - 10/10/26
Para
Krizë në çiftin mbretëror? Leka shton dyshimet me veprimin e fundit

Krizë në çiftin mbretëror? Leka shton dyshimet me veprimin e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale
Aktualitet

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale

15:14 - 12/10/26

Perceptimi i problemeve mjedisore është përkeqësuar ndjeshëm në Shqipëri gjatë një viti, me rritje të forta të shqetësimit për ndotjen...

Lexo më shumë
Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri

Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri

15:06 - 12/10/26
Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

14:29 - 12/10/26
Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26
Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

Partizani largon trajnerin rumun Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

13:41 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com