GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kriza e gazit, Putin fajëson Evropën: Politikë e gabuar

08:10 - 10/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: Bosnja zë vend të rëndësishëm në politikën ruse në Ballkan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin ka fajësuar Evropën për krizën aktuale të rritjes së çmimit të gazit. Pasi Rusia u akuzua si ‘manipuluese’ nga Evropa për ndalimin e furnizimit të gazit si formë presioni ndaj perëndimit, Putin i është përgjigjur duke i lënë barrën e përgjegjësisë perëndimit.

“Ata kanë bërë gabime,” tha Putin në një takim televiziv me zyrtarët rusë të energjisë.

Ai shtoi se një ndër faktorët që ndikoi në rritjen e çmimeve ishte ndërprerja e “kontratave afatgjata” në favor të tregut vendor.

“Doli dhe sot kjo është absolutisht e qartë, se kjo politikë është e gabuar,” tha Putin. 

Megjithatë kritikët nuk janë kursyer të dalin në konkluzionet se e gjithë kjo ëhstë taktikë e politikës ruse për të përshpejtuar nisjen e Nord Stream 2, projekti që synon marrëdhënie Rusi me Gjermani me tubacionin ‘urë lidhës’ të gazit.

Këto pretendime janë kundërshtuar nga, zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov i cili në një deklaratë për mediat ka siguruar akuzuesit se Rusia nuk ka rol në tregun evropian të gazit.”Para së gjithash, ne nuk mendojmë, ne këmbëngulim që Rusia nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë rol në atë që po ndodh në tregun evropian të gazit,” u tha Peskov gazetarëve.

“Rusia ka përmbushur, po përmbush dhe do të vazhdojë të përmbushë me përgjegjësi të gjitha detyrimet e saj sipas kontratave ekzistuese,” tha Peskov.

Gjigandi energjetik rus Gazprom njoftoi muajin e kaluar se tubacioni prej 10 miliardë eurosh (12 miliardë dollarë) ishte përfunduar dhe Kremlini ka thënë se nisja e tij do të ndihmojë në luftimin e krizës energjetike në Evropë.

Kritikat për Rusinë nga BE Merkel i i cilësoi si të nxituara.  A ndikoi tubacioni urë lidhës i Rusisë dhe Gjermanisë në qëndrimin e Merkel? Kjo do të shihet në zhvillimet e arenës ndërkombëtare. 

Projekti Nord Stream 2:

Projekti Nord Stream 2 është krijuar për të transportuar gazin rus direkt në Gjermani, duke anashkaluar rrugët tokësore përmes Ukrainës dhe duke privuar Kievin nga 2 miliardë dollarë në vit në tarifat e transitit.

Kur të funksionojë plotësisht, tubacioni ka kapacitet për të transportuar 55 miliardë metra kub gaz në tregjet evropiane çdo vit, ose të mjaftueshme për të furnizuar 26 milionë familje.

Etiketa: Putin

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
Grabitje me armë zjarri në një farmaci në mes të Prishtinës

Grabitje me armë zjarri në një farmaci në mes të Prishtinës

TË FUNDIT

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani
Sport

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani

17:37 - 06/04/26

Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat....

Lexo më shumë
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com