GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Kriza e industrisë/ Numri i të punësuarve ra me 13.1% në 2024

08:05 - 27/02/25
në Ekonomi, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza e industrisë/ Numri i të punësuarve ra me 13.1% në 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 2024. sipas të dhënave nga Ministria e Financave në Kuadrin Makroekonomik dhe fiskal 2026-2028.

 

Raporti i Ministrisë së Financave vjen në një kohë kur INSTAT nuk ka publikuar zyrtarisht asnjë të dhënë për treguesit e punësimit më 2024, pasi siç kanë shpjeguar burimet zyrtare po integrohen të dhënat e cens 2023 në Anketën e Forcës së Punës.

 

Rënia e të punësuarve shpjegohet edhe me zhvillimet në ekonominë reale, ku një seri biznesesh në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve u mbyllën si rrjedhojë e efekteve negative në të ardhura që solli rënia e euros dhe ulja e kërkesës nga jashtë.

 

Ministria e Financave parashikon që edhe në periudhën afatmesme punësimi të ketë ecuri të dobët.

 

Në përputhje me parashikimet afatmesme të rritjes, punësimi pritet të rritet me një mesatare prej rreth 0.1% në vit gjatë viteve 2026-2028”, thuhet në Kuadrin e ri makroekonomik.

 

Shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në forcat e punës do të jetë gjeneruesi kryesor i rritjes së ofertës së punës, ndërkohë që trendet negative demografike (të vërejtura prej disa vitesh tashmë) pritet të vijojnë të kenë efekte shtrënguese si në ofertën për punë, ashtu edhe në numrat agregat të punësimit përgjatë periudhës afatmesme në vijim.

 

Ndërsa rritja e kërkesës për punë pritet të reflektojë dinamikën e perspektivës afatmesme të sektorëve kryesorë të aktivitetit ekonomik, kryesisht në turizëm dhe në ndërtim.

 

Ndërkohë pritet që punësimi në afatin e mesëm të jetë së paku jo në rritje negative (në nivele mjaft të moderuara, por gjithsesi ende pozitiv), në reflektim të efekteve të kundërta të rritjes së shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës nga njëra anë dhe trendeve negative demografike nga ana tjetër.

 

Produktiviteti i përgjithshëm i punës të vijojë të përmirësohet gjatë 2026-2028 dhe do të jetë një faktor i rëndësishëm i gjenerimit të rritjes ekonomike në afatin e mesëm, analizon Ministra e Financave.

 

Qeveria pret që punësimi të përqendrohet drejt sektorëve me produktivitet relativ më të lartë, duke reflektuar përmirësimet teknologjike në ekonomi.

 

Tregu i punës në vendin tonë mbetet problematik, me informalitet të lartë dhe është i përqendruar në sektorë që nuk ofrojnë paga të larta. Gjithashtu ka norma të larta të papunësisë tek të rinjtë dhe angazhim të ulët të femrave në forcën e punës.

 

Ndërmjet sistemeve arsimore dhe nevojave të tregut të punës ka një hendek që vjen e zhvillohet çdo ditë. Mijëra të rinj diplomohen çdo vit, për të cilat tregu vendas i punës nuk ka nevojë, teksa ekonomia po rrit përqendrimin në dy sektorë, turizëm dhe ndërtim./ Monitor

Etiketa: fuqia punetore

Lajme të lidhura

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve
Breaking Views

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26
Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

19:17 - 22/02/26
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës
Breaking Views

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26
Para
I publikoi video intime 26-vjeçares në rrjete sociale, pranga të riut në Tiranë

Danimarka ndalon përdorimin e celularëve në shkolla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com