GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kriza e Ukrainës, përfaqësuesit e Rusisë dhe NATO-s takohen në 12 janar

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kriza e Ukrainës, përfaqësuesit e Rusisë dhe NATO-s takohen në 12 janar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zyrtar i NATO-s njoftoi të martën se javën e ardhshme do të mbahet një takim i posaçëm i ambasadorëve të aleancës atlantike me zyrtarë të lartë rusë. Takimi i caktuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vjen ndërsa palët po kërkojnë dialog për të parandaluar një përplasje të hapur lidhur me Ukrainën.

Aleanca ushtarake perëndimore ka kërkuar prej muajsh një takim të Këshillit NATO-Rusi, e shqetësuar nga rritja e pranisë ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën. Por mbledhja e forumit dukej në rrezik pas një mosmarrëveshjeje në muajin tetor mbi çështje të spiunazhit. Takimi i këshillit, një format i përdorur për dialog që nga viti 2002, do të mbahet në Bruksel më 12 janar. Përpara tij, më 10 janar në Gjenevë, do të zhvillohen bisedime mbi sigurinë mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, u nis të martën drejt Ukrainës për një vizitë dy-ditore, dëshmi e mbështetjes ndaj Kievit, i cili aspiron t’i bashkohet bllokut evropian dhe NATO-s. Moska kërkon garanci që NATO do të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe se do t’i japë fund bashkëpunimit ushtarak me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, të cilat kanë mosmarrëveshje territoriale me Rusinë.

Moska gjithashtu ka hedhur poshtë pohimet e Uashingtonit se po planifikon një sulm ndaj Ukrainës dhe akuzon Kievin për rritjen e pranisë ushtarake në lindje të territorit të saj. “Çdo dialog me Rusinë duhet të vazhdojë në bazë të parimit të reciprocitetit, të trajtojë shqetësimet e NATO-s mbi veprimet e Rusisë e të bëhet në konsultim me partnerët evropianë të aleancës”, tha zyrtari i NATO-s.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova konfirmoi se zyrtarët rusë do të marrin pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë pritet të marrin pjesë në bisedimet që do të mbahen në Bruksel, pas takimit në Gjenevë me Zëvendës Sekretaren amerikane të Shtetit Wendy Sherman.

Më 13 janar, bisedimet do të vazhdojnë në një format më të gjerë në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me bazë në Vjenë, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, si dhe Rusinë, Ukrainën dhe shtete të tjera ish-sovjetike.

Një zëdhënës i BE-së tha se zoti Borrell, i cili ka qenë një nga zërat kryesorë në strategjinë e bllokut për forcimin e sanksioneve ndaj zyrtarëve të lartë rusë në vitin 2021, beson se “Bashkimi Evropian nuk mund të jetë një spektator neutral në negociata, nëse Rusia vërtet dëshiron të diskutojë çështje të sigurisë në Evropë”.

Bashkimi Evropian e sheh Ukrainën si një “partner strategjik”, tha zëdhënësi. Gjatë vizitës së tij në Ukrainë zoti Borrell, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm i këtij vendi Dmytro Kuleba, do të vizitojë pikë e kontaktit të Ukrainës me rebelët separatistë të mbështetur nga Rusia. Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë hapat e tyre të ardhshëm më vonë gjatë muajit janar.

Etiketa: NATORusiUkraine

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Raporti i KLSH: Zgjatja e procesit të legalizimeve për të favorizuar abuzuesit

ATP jep 79 mln lekë për pronat që preken nga ndërtimet informale, lista e përfituesve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com