GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Krizë serioze”, Franca: SHBA-ja dhe Australia “mashtruan” për paktin e ri të sigurisë

11:54 - 19/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Krizë serioze”, Franca: SHBA-ja dhe Australia “mashtruan” për paktin e ri të sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka akuzuar Australinë dhe Shtetet e Bashkuara se kanë mashtruar për një pakt të ri të sigurisë, që ka nxitur Parisin t’i thërrasë për konsultime ambasadorët e tij në këto shtete.

Ministri Le Drian ka akuzuar shtetet edhe për “shkelje të madhe të besimit”.

Marrëveshja, e njohur si Aukus, ka rezultuar me anulim të një marrëveshjeje disa miliarda dollarë që Franca ka nënshkruar me Australinë.

Kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se ai ka vepruar sipas interesave kombëtare të shtetit të tij.

Ai ka insistuar se Qeveria franceze “ka pasur secilën arsye të di se ne kemi pasur shqetësime të thella” se marrëveshja në vlerë të 37 milionë dollarëve, e nënshkruar në vitin 2016, “nuk do të përmbushte interesat tanë strategjikë”.

“Natyrisht se është çështje e zhgënjimit të madh për Qeverinë franceze, andaj e kuptoj zhgënjimin e tyre”, ka thënë ai.

“Por në të njëjtën kohë, Australia, sikurse secili komb sovran, duhet të marrë vendime që janë në interesin tonë kombëtar”.

Aleanca, e njohur si Aukus, në të cilën përfshihet edhe Mbretëria e Bashkuar, do t’i mundësojë Australisë që të ndërtojë nëndetëse me kapacitet bërthamor, si mënyrë për t’u përballur me ndikimin e Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Franca është informuar nga aleanca vetëm disa orë pasi është bërë njoftimi zyrtar.

Në një intervistë për televizionin France 2, Le Drian ka thënë se ekziston “krizë serioze” në mes të aleatëve.

“Fakti që për herë të parë në histori të marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Francës, ne jemi duke thirrur ambasadorët tanë për konsultime, është akt politik serioz, që tregon shkallën e krizës që ekziston mes shteteve tona”, ka thënë ai për France 2.

Ai ka thënë se Franca nuk sheh “nevojë” për të thirrur ambasadorin që ka në Mbretëri të Bashkuar, pasi ka akuzuar këtë shtet për “oportunizëm të vazhdueshëm”.

Etiketa: Australipakti i sigurseSHBA

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
“Qeveria e turpit historik të 25 prillit”, LSI  sulmon ashpër qeverinë: OSBE ka demaskuar qartë masakrën mafioze

“Qeveria e turpit historik të 25 prillit”, LSI sulmon ashpër qeverinë: OSBE ka demaskuar qartë masakrën mafioze

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com