GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Krizë totale! Chelsea mposhtet edhe nga Brighton

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Krizë totale! Chelsea mposhtet edhe nga Brighton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Chelsea pëson humbjen e tretë radhazi (2 në kampionat dhe 1 në UEFA Champions League përballë Realit të Madridit) nën drejtimin e teknikut (të përkohshëm) Frank Lampard.

“Blutë e Londrës” vuajnë edhe nën drejtimin e legjendës së klubit teksa u mposhtën në Stamford Bridge nga Brighton me shifrat 1-2.

Kjo është e para herë në histori që Brighton fiton një sfidë në stadiumin Stamford Bridge.

Në fakt, u duk se do të ishte ndeshja e duhur që Chelsea të niste kthesën teksa vendasit kaluan në avantazh me anë të Gallagher në minutën e 13-të.

Mesfushori ishte me fat pasi goditja e tij u devijua duke nxjerrë në këtë formë jashtë loje portierin Sanchez.

Kur u duk se Brighton do të vuante, nisur edhe nga dy zëvendësime të detyruara si pasojë e dëmtimeve, të besuarit e trajnerit Roberto De Zerbi gjetën forcën për të reaguar.

Ishte Danny Welbeck ai që riktheu baraspeshën i cili shënoi me kokë, në të 42-tën kur kishte vetëm tre minuta në fushë.

Në fraksionin e dytë, Brighton kishte një “marsh” më shumë dhe ishte më aktive drejt gjysmëfushës kundërshtare.

Falë presingut të vazhdueshëm erdhi edhe goli i avantazhit me Encison që realizoi një supergol nga distanca në të 70-tën me portierin Kepa që pavarësisht tentativës për të ndalur topin, e pati të pamundur për të mbërritur të ndalte goditjen e sulmuesit.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe miqtë dolën me tre pikë duke u ngjitur në kuotën e 49 pikëve në vend të shtatë, duke u afruar me zonën europiane.

Nga ana tjetër, Chelsea mbetet në vend të 11-të me 39 pikë. Ndërkohë, Tottenham u mposht në mënyrë surprizë nga Bournemouth me shifrat 2-3.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Heung-Min Son, miqtë gjetën forcat për të përmbysur. Gjithsesi, në të 88-tën, Spursa-at barazuan me anë të Danjumës dhe kërkuan më pas golin e fitores.

Por, ishte Bournemouth që shënoi në minutën e 95-të Ouattaro duke hedhur poshtë të gjitha parashikimet.

Pas kësaj ndeshje, Tottenham rrezikon seriozisht zonën Champions teksa renditet në vendn e pestë me 53 pikë ndërsa nga ana tjetër, Bournemouth ngjitet në kuotën e 33 pikëve në vend të 14-të.

Në ndeshjet e tjera të Premier League, Everton u mposht 1-3 në shtëpi nga Fulham duke mbetur në rrezikun e zonës së ftohtë, ndërsa Wolverhampton fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Brentford, teksa Crystal Palace mposhti 2-0 në transfertë Southampton./SSA

Etiketa: Chelsea-BrightonFutbollPremier LeagueSport

Lajme të lidhura

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave
Sport

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Para
Superliga e Kosovës, të fortët bëjnë ligjin në fushë

Superliga e Kosovës, të fortët bëjnë ligjin në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26

Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të diele në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com