GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kryebashkiakja mobilon zyrën 160 mijë euro me mobilje antistres”

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Balluku me 200 mijë euro zyrë, ndërsa populli pa bukë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klonim i Belinda Ballukut e quajti kryetari i PD, Sali Berisha, kryetaren në detyrë të bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara.

Gjatë takimit elektoral me kandidatin e opozitës për Kurbinin, Behar Haxhia, Berisha tha se kandidatja e Edi Ramës ka shpenzuar 160 mijë euro për arredimin e zyrës së saj me mobilje antistres.

Njësoj si Belinda Balluku, që siç tha lideri i opozitës ka shpërdoruar 220 mijë euro për zyrën.

Kreu i PD akuzoi edhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka se shpenzonte 15 mijë euro për fluturime me helikopter nga Tirana në Peshkopi.

“Demokrate dhe demokratë të Kurbinit, qytetare e qytetarë, vëllezër e motra, përshëndetjet e mia më të zjarrta, mirënjohjen time më të pakufishme ndaj jush. U garantoj se jam ndjerë dhe ndjehem krenarë dhe mirënjohjës pafundësisht, për mbështetjen tuaj jashtëzakonisht të çmuar. Kam kënaqësi të madhe që vij sot dhe ju sjell këtu mesazhin e fitores nga Dibra, Klosi, Mati, por fitorja pa ndaluar në Mamurras, nuk mund të shkonte kurrë më tutje. 

Kam nder të madh që vij sot për të paraqitur këtu kandidatin tuaj për kryetar të Bashkisë së Kurbinit, z. Behar Haxhia, me bindjen më të madhe se Behar Haxhia është një përfaqësues dinjitoz i juaji. Është një banor, qytetar me vlerat dhe virtytet më të arrira të banorëve të Kurbinit. Behar Haxhia është gjithashtu një veprimtar i kahershëm i PD-së dhe një qeveritar vendor i saj shumë i aftë, shumë i zoti, të cilin e njeh i gjithë Kurbini për punën e tij. 

Behar Haxhia ishte këtu para jush dhe është i gatshëm të dalë para çdo banori të Kurbinit, të japë llogari, të japë përgjigje për gjithçka që mund ti interesojnë atij dhe qytetarëve të Kurbinit. Behar Haxhia është i vendosur të shkrijë të gjithë energjinë e tij për të ju shërbyer ju, për të garantuar shërbimet më të mira, por edhe për të ju drejtuar ju, për të udhëhequr ndryshimin jetik për Kurbinin. Për të shënuar ndryshimet e mëdha të gjithanshme. Për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e këtij rrethi në interesin më të mirë të banorëve të tij.

Behar Haxhia pra ka të gjithë mirësjelljen, qytetarinë, mençurinë, aftësitë për të qenë qytetari i parë i bashkisë tuaj dhe për ta kthyer bashkinë në shtëpinë e parë tuajën, për të vendosur qytetarin në epiqendër të jetës së bashkisë. Behar Haxhia ka një rivale, e cila jo vetëm që fshihet vetë nga ju, por e fsheh edhe Edi Rama. Po vija dhe nuk po shifja kund, ja ka zhdukur të gjitha portretet Majlindës. Unë nuk do të doja, ua them këtu, që të thoja qoftë edhe një çerek fjale të papërshtatshme për një zonjë. Por interesi juaj, i fëmijëve tuaj, interesi i dhjetëra mijëra qytetarëve që rropaten sot në mospasje, i atyre që detyrohen të largohen më detyron ti them, se ti Majlinda nuk je gjë tjetër vetëm një klonim i Belindës, Oltës dhe enturazhit të Edi Ramës. 

Se ku u kanë mbledhur ju me qirinj, por ti je si një binjake siameze, qoftë me Oltën qoftë me Belindën. Belinda e mobilon zyrën me 220 mijë euro. A mund të imagjinoni ju, 220 mijë euro, sepse do të ndihet aty si … ç’të thuash. Olta bën rrugën Tiranë-Peshkopi, 15 herë me helikopter, 15 mijë euro rruga. Majlinda, kryetarja arredon bashkinë, zyrën me 160 mijë euro, me mobilje antistres, se është stresuar shumë zonja”, tha Berisha.

Etiketa: kryebashkiakjaKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!
Breaking Views

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Para
Ja kush janë 8 lojtarët e Tiranës dhe Partizanit që rrezikojnë derbin

Ish-futbollisti i Partizanit: Tirana fiton titullin nëse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26

Qeveria planifikon të mbledhë deri në 280 milionë euro në vit vetëm nga taksa e pasurise, trefish më shumë sesa...

Lexo më shumë
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26
Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26
Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

14:43 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet