GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kryebashkiaku Adams: Kriza e emigracionit do shkatërrojë Nju Jorkun

09:19 - 08/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryebashkiaku Adams: Kriza e emigracionit do shkatërrojë Nju Jorkun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza e emigracionit “do të shkatërrojë Nju Jorkun”, deklaroi kryebashkiaku demokrat i metropolit amerikan , Eric Adams, teksa më shumë se 10 mijë emigrantë të rinj ekonomikë dhe azilkërkues dynden çdo muaj në qytet, deklarata që shkaktuan reagime të forta.

“Asnjëherë në jetën time nuk jam përballur me një problem të cilit nuk mund ta shoh zgjidhjen. Unë nuk e shoh zgjidhjen për këtë”, tha Adams të mërkurën mbrëma.

Në një vit e gjysmë, më shumë se 110,000 emigrantë mbërritën në Nju Jork, një qytet me 8.5 milionë banorë. Disa prej tyre u dërguan nga shtetet në kufi me Meksikën nga guvernatorët republikanë, të cilët po marrin autobusë për të transportuar emigrantët në bastionet demokrate si Nju Jorku, Uashingtoni dhe Los Anxhelosi.

Në SHBA, emigracioni është një çështje e nxehtë politike, me republikanët që shfrytëzojnë çdo mundësi për të akuzuar presidentin Joe Biden për kthimin e kufirit të vendit me Meksikën në një pikë kalimi për emigrantët e paligjshëm.

Qyteti i Nju Jorkut, me ligj, kërkohet të sigurojë strehim, ushqim dhe kujdes për këdo që aplikon për azil.

Adams, një ish-polic afrikano-amerikan, po kërkon vazhdimisht ndihmën e qeverisë federale për t’u marrë me krizën e emigracionit. “Dhemshuria e njujorkezëve mund të jetë e pashtershme, por burimet tona nuk janë ,” vuri në dukje ai në gusht.

Megjithatë, deklaratat e tij të mërkurën shkaktuan reagime të forta nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.

Etiketa: emigracioniNju JorkSHBA

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Notat e lojtarëve në Çeki-Shqipëri, kush ishte më i miri në fushë

Notat e lojtarëve në Çeki-Shqipëri, kush ishte më i miri në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com