GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kryebashkiaku i Stambollit lihet në burg, priten protesta të fuqishme nga opozita

09:40 - 23/03/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rivali kryesor i Erdogan/ Pas arrestimit të kryebashkiakut Imamoglu, shpërthejnë protestat në Stamboll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata vendosi të lërë në burg kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, i arrestuar për korrupsion dhe mbështetje të terrorizmit.

Protestuesit turq janë përplasur të shtunën me forcat e policisë para objektit të Kuvendit Komunal në Stamboll, në natën e katërt të protestës kundër arrestimit të kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu.

Përplasja ndodhi pasi që Imamoglu, që është rivali kryesor politik i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, u mor në pyetje nga prokurorët në një gjykatë të Stambollit, nën akuzat për korrupsion dhe për lidhje me organizata terroriste.
Katër ditë pas arrestimit, kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, u dërgua të shtunën në mbrëmje në gjykatë, ku u dëgjua nga gjyqtarët që do të vendosin nëse do të konfirmojnë paraburgimin e tij apo do të urdhërojnë lirimin e tij.

Imamoglu mbërriti në Pallatin e Drejtësisë me një autokolonë prej 14 minibusësh, në të cilët ndodheshin gjithsej 90 të arrestuar në kuadër të hetimit për korrupsion dhe ryshfet. “Akuzat imorale dhe të pabazuara ndaj meje, nga raportet e fabrikuara deri te koha e nisjes së hetimeve, kanë për qëllim të minojnë reputacionin dhe besueshmërinë time“, tha Imamoglu.

Turma e protestuesve nisi të mblidhet para objektit të Kuvendit Komunal në orët e mbrëmjes për të demonstruar mbështetjen për Imamoglu. Një tjetër turmë u mblodh para gjykatës, ku po mbahej lideri opozitar. Prokurorët e morën në pyetje Imamoglun për afro 5 orë.

Kryetari i Stambollit i ka hedhur poshtë akuzat për aferat korruptive dhe për lidhjet e tij me organizatën terroriste kurde, PKK.

Arrestimi i tij në fillim të javës i intensifikoi protestat në disa qytete të Turqisë, ndërsa deri tani janë arrestuar 343 protestues.

Platforma e rrjeteve sociale “X” e Elon Musk ka pezulluar shumë llogari që i përkasin figurave të opozitës në Turqi, mes trazirave të përhapura në vend.

Ligji turk i jep qeverisë pushtet të gjerë dhe të paqartë mbi përmbajtjen e postuar në platforma.

Opozitarët kanë njoftuar se do të vazhdojnë protestat edhe sot, ndërsa prokuroria turke lëshoi një urdhër sipas të cilës protestat ndalohen deri më 27 mars.

Etiketa: kryebashkiakprotestaStamboll

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Xhaçkën : Shpërfillën vendimin e Kushtetueses

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kush nuk zbaton rregullat e emigracionit, do të dëbohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26

Policia e Lezhë ka reaguar në një njoftim zyrtar pasi makinës së agjentet të krimeve iu vu tritol. Uniformat blu...

Lexo më shumë
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com