GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryemadhi: Vëllai i Krifcës bënte biznes me inceneratorin e Tiranës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fermerët drejt falimentimit/ Ministrja e Bujqësisë: Situata e grurit nën kontroll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila është edhe një nga denoncueset e para të korrupsionit në Ministrinë e Bujqësisë me fondet e IPARD ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e pezullimit të fondit nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit.

Kryemadhi ka publikuar në rrjetin social njw dokument, ku vëllai i ministres së Bujqësisë evidentohet si pjesë e inveneratorit të Tiranës. Sipas shkresës së postuar nga Kryemadhi në rrjetin social, “Integrated Energy” ka depozituar një shumë monetare prej 5.000.000 Lekësh në një firmë e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si “Person Fizik”. Kompania në fjalë (me NIPT K31424025R) ka si pronar të vetëm të vëllanë e ministres së Bujqësisë, Kastriot Krifca.

Referuar të njëjtit dokument, shuma monetare është depozituar nga kompania e inceneratorit te ajo e Kastriot Krifcës për dy fatura (e para në 31 Janar 2019 dhe e dyta në 12 Shkurt 2019) – bëhet fjalë për blerje që “Integrated Energy” ka bërë të firma e vëllait të ministres.

Në vitin 2017, “Integrated Energy” fitoi kontratën 128 milionë euro për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës. Sipas hetimeve të SPAK, pas kësaj kompanie qëndrojnë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ashtu si dhe në rastin e firmave që kanë përfituar kontratat koncesionare të inceneratorëve të Elbasanit e Fierit.

Në komentin që shoqëron dokumentin, Kryemadhi sjell në vëmendje se kur Frida Krifca ishte në krye të AZHBR-së, një kompani e lidhur me firmën përfituese të koncesionarit të inceneratorit të Tiranës, ka përfituar fonde.

Referuar një raportimi të “Monitor” në vitin 2022, bëhej fjalë për një shumë prej 310 mijë eurosh. Programi i IPARD që synon mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural, kryesisht nga BE dhe një pjesë të vogël nga qeveria, është kthyer në çështje të momentit. Kjo pasi Bashkimi Europian, që është sponsorizuesi kryesor, ka pezulluar momentalisht fondet. Arsyeja, siç konfirmoi për mediat zyra e Delegacionit Evropian në Tiranë, vjen si masë paraprake pas një hetimi mbi dyshimet për korrupsion gjatë zbatimit nga Ministria e Bujqësisë.

Denoncimi i Monika Kryemadhit:

Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë.

Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi.

Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?!

Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët?

Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?!

Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman.

Dhe për ata që kanë interes për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, “bente biznes” me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës.

Etiketa: DenoncimifondeKrifcaKryemadhi

Lajme të lidhura

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Para
A do e dorëzoni mandatin vullnetarisht? Ja ç’thotë Ahmetaj

SPAK i dorëzon Policisë urdhër-arrestin për Ahmetajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

Pas policia e tij i dhunoi mbrëmjen e kaluar, Edi Rama sot ka rikthyer karriget para Kryeministrisë me mbishkrimin “dialog.”...

Lexo më shumë
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com