GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama “harron” sulmin e Iranit që hakeroi e-Albanian dhe qeverinë, tani thotë: Kemi NATO-n!

12:02 - 08/03/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama “harron” sulmin e Iranit që hakeroi e-Albanian dhe qeverinë, tani thotë: Kemi NATO-n!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2022, Irani sulmoi dhe mori në dore të gjitha platformat dixhitale të shtetit shqiptar. Këtë e bëri ne shenjë hakmarrje për aktivitetin e opozitës iraniane që strehohet në Shqipëri. Kurse tani, në mes të luftës, Kryeministri Rama e përjashton një mundësi të tillë. Këtë nuk e thotë se e di se cfarë do të ndodhë, por thjesht për të nxjerr vrer për median.

Në episodin e radhës të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal te lufta që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende.

Ai gjithashtu u ndal edhe te spekulimet se Irani mund të godasë Shqipërinë, duke shtuar se NATO e tregoi në Turqi se do të mbrojë çdo vend anëtarë të saj, duke  përfshirë edhe Shqipërinë.

“Në këtë moment sigurisht edhe për ne si për shumë vende të tjera prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë.

Kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga burimet zyrtare. Ndërkohë që ne jemi solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim, edhe Qipron, një vend mik, i cili po ashtu u godit, edhe Greqinë në shenjë të fortë solidariteti për çka ndodh në Qipro, po njëkohësisht edhe Turqinë në të njëjtën kohë që po ashtu u tentua të goditej nga një raketë e neutralizuar menjëherë nga forcat e NATO-s.

Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave, të deformimit të informacionit, ne ndryshe nga të tjerët, nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë, sepse e kemi këtu.

Dhe nga këtu është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme edhe një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, “ondrrën në beze”, se do të përmbyset i ashtuquajturi ‘regjimi i Edi Ramës’”, tha Rama.

I duket sikur e largon rrezikun duke folur per luftën e Gjirit Persik. Sa më shumë plaket, aq më shumë i ngjan Edi Rama diktatorit Enver Hoxha. Edhe ai shkruante “Shenime për Lindjen e Mesme”. Sa për rezikun real, që dhe kabineti i tij i korruptuar e ka nga SPAK, që ia rrëzoi kabinetin para disa ditësh.

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaIraniKryesore1

Lajme të lidhura

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti
Breaking Views

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

18:55 - 09/03/26
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve
Breaking Views

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel
Breaking Views

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26
Para
Koncesioni i sterilizimit/ Ilir Beqaj ankohet: Janë ngritur 11 akuza dhe ende asnjë vendim

Koncesioni i sterilizimit/ Ilir Beqaj ankohet: Janë ngritur 11 akuza dhe ende asnjë vendim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti
Breaking Views

Prekja me dorë e Riccit, AIA dhe Rocchi i dalin në mbrojtje arbitrit: Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti

18:55 - 09/03/26

Pas derbit të fundit mes Milanit dhe Interit, zyrtarët e AIA dhe ish-gjyqtari Graziano Rocchi dolën në mbrojtje të vendimeve...

Lexo më shumë
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26
Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com