GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kryeministri holandez pas takimit me Zaev: Problemi me Bullgarinë duhet zgjidhur

23:23 - 10/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri holandez pas takimit me Zaev: Problemi me Bullgarinë duhet zgjidhur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri holandez, Mark Rutte, pas vizitës në Tiranë ka mbërritur në Shkup, ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në takimin e përbashkët mes dy homologëve është diskutuar mbi integrimin në Bashkimin Europian, ku Rutte ritheksoi se konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut duhet të hapet brenda muajit dhjetor.

“Në takim u tha se procesi nuk do të jetë i besueshëm nëse progresi i bërë në dosjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk pranohet në raportin e tetorit të Komisionit Evropian, së bashku me rekomandimin e përsëritur që të dy vendet të përmbushin kushtet për fillimin e negociatave me BE-në”, njoftojnë nga Qeveria.

Sipas Rutte, Maqedonia e Veriut e meriton që të nisë negociatat për futjen në BE. Pavarësisht se Holanda ka qenë kundër integrimit të saj në BE, Rutte thotë se Maqedonia ka përparuar me reformat e ndërmarra.

“Holanda ishte një nga vendet kundër negociatave me BE-në, por shumë progres është bërë viteve të kaluara dhe personalisht dëshirova ta transmetoj mesazhin se jemi shumë të lumtur që në fund BE-ja vendosi t’i fillojë negociatat”, tha Rute në deklaratë për TV Sitel.

Gjithashtu ai tha se problemi me Bullgarinë duhet të zgjidhet në mënyrë që të mos ketë më asnjë pengesë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mund të mos jetë e dukshme për të gjithë, por ka shumë diskutime me Bullgarinë, mua me Presidentin Radev dhe kolegë të tjerë të BE-së për të siguruar që problemi të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse nuk është mirë pas një pritjeje të gjatë për fillimin e negociatave, sepse ndjeva se atëherë Maqedonia e Veriut nuk ishte gati, por tani është gati dhe kjo çështje është arsyeja dhe ende nuk mund të ndodhë. Kjo nuk është mirë. Por unë mund t’ju siguroj se në prapaskenë, shumë vende anëtare po përpiqen të bisedojnë me Bullgarinë dhe shpresoj për më të mirën se ne do të ecim përpara sa më shpejt që të jetë e mundur pas zgjedhjeve të 14 nëntorit. Unë e kuptoj këtë mendim, por do të kërkoja nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të mos e humbin besimin në BE. Duam të fillojmë negociatat, duam që një ditë, ndoshta, të bëhemi anëtare me të drejta të plota dhe ndërkohë të shohim se çfarë mund të punojmë për rezultate shumë praktike për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë” – u shpreh Rutte.

Kjo është vizita e parë e Mark Ruttes në Maqedoninë e Veriut pas 12 vitesh si kryeministër i Holandës.

Etiketa: BullgariaKryeministri holandezMaqedonia e VeriutZoran Zaev

Lajme të lidhura

Dështuan në zgjedhjen e Presidentit! Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Kosovë & Rajon

Dështuan në zgjedhjen e Presidentit! Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

09:08 - 06/03/26
Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli
Breaking Views

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26
LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja
Kosovë & Rajon

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

18:18 - 04/03/26
Para
Kelini ndez shkëndijat e projektit të Superligës së Europës

Kelini ndez shkëndijat e projektit të Superligës së Europës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmëron Bufon: Jap dorëheqjen, nëse Italia nuk kualifikohet në Kupën e Botës
Sport

Paralajmëron Bufon: Jap dorëheqjen, nëse Italia nuk kualifikohet në Kupën e Botës

15:31 - 06/03/26

Kreu i delegacionit të kombëtares italian, Xhianluixhi Bufon foli për numrin e sotëm të “Il Messaggero” rreth ekipit i cili...

Lexo më shumë
Washington Post: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane

Washington Post: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane

15:10 - 06/03/26
Flet për herë të parë Balluku: Nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin! Drejtësia do e nxjerrë të vërtetën

Flet për herë të parë Balluku: Nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin! Drejtësia do e nxjerrë të vërtetën

14:59 - 06/03/26
Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit: Të urojmë të njëjtin fat si…

Lindja e Mesme/ Meloni: Italia nuk është në luftë dhe nuk dëshiron të përfshihet në konflikt

14:50 - 06/03/26
Ulen për herë të parë çmimet e karburanteve, ja me sa shitet nafta

Shtrenjtohet përsëri çmimi i naftës në pikat e pakicës, arrin 182 lekë për litër

14:37 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com