GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel

19:50 - 13/01/26
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, Imzot Joani, zhvilloi sot një seri takimesh të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel.

Ai u takua me Komisionerin Europian për Transportet e Qëndrueshme dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas. Biseda u përqendrua në rëndësinë historike të veprës së  Kryepiskopt të lumur Anastas dhe në vizionin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, për të ardhmen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Fortlumturia e Tij theksoi angazhimin e tij që Kisha të mbetet një zë i fuqishëm dhe i pavarur në shoqërinë shqiptare, një shoqëri që përballet me sfida të mëdha si emigracioni i të rinjve dhe ndryshimet e thella demografike.

Gjithashtu, Kryepiskopi Joan u takua me Kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetin Marco Tarquinio (Itali). Ky takim mbart rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh rolin kyç që luan ky delegacion në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan u takua edhe me Bashkëkryetaren e Grupit të Punës për Dialogun Ndërfetar në Parlamentin Europian, eurodeputeten Željana Zovko (Kroaci, EPP). Gjatë takimit u diskutuan çështje të lirisë fetare në Europë dhe u theksua modeli i suksesshëm i bashkëjetesës harmonike të komuniteteve fetare në Shqipëri. Fortlumturia e Tij informoi për sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen komunitetet fetare, veçanërisht përsa i përket çështjeve pronësore.

Në të trija takimet, Fortlumturia e Tij theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i dobishëm jo vetëm për komunitetet fetare dhe Kishën Orthodhokse të Shqipërisë, por edhe për popullin shqiptar dhe për vetë Europën.

Këto takime u zhvilluan në kuadër të vizitës së Fortlumturisë së Tij në Bruksel (12-15 janar 2026), me rastin e konferencës që do të zhvillohet nesër, më 14 janar, në Parlamentin Europian, me temë; “Jeta, Vepra dhe Trashëgimia e Kryepiskopit të lumur Anastas”, e organizuar nga Parlamenti Europian në nderim të Kryepiskopit Anastas në përvjetorin e parë të jetëndërrimit të tij.

Prania e Kreut të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në qendrën e institucioneve europiane mbart një rëndësi të veçantë në këtë moment kritik për negociatat e anëtarësimit. Kisha Orthodhokse, përmes veprës së saj të gjerë sociale, arsimore dhe shpirtërore, mbetet një urë lidhëse e fuqishme midis vendit dhe Europës.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Para
Dëshmitë e familjarëve të 20-vjeçarit: Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren

Dëshmitë e familjarëve të 20-vjeçarit: Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com