GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kryeprokurori bullgar refuzon dorëheqjen, i quan rivalët “plehra politike”

10:32 - 16/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeprokurori bullgar refuzon dorëheqjen, i quan rivalët “plehra politike”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeprokurori bullgar Ivan Geshev ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke grisur letrën e tij të dorëheqjes dhe duke i quajtur rivalët e tij në parlament si “plehra politike”.

“Unë do ta përfundoj mandatin tim”, u tha gazetarëve 52-vjeçari Geshev më 15 maj gjatë një konference për media. “Unë nuk kam frikë”.

Geshev u përball me thirrje për të dhënë dorëheqje, pasi kundërshtarët e tij e akuzuan atë për orkestrimin e një shpërthimi pranë makinës së tij në fillim të këtij muaji, i cili u përshkrua si një tentativë për vrasje.

Përveç thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij lidhur me pretendimet se ai organizoi një shpërthim pranë makinës së tij, Geshev po përballet edhe me procedurat e shkarkimit të nisura nga prokurorët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mariya Gabriel, kandidatja për kryeministre nga partia e qendrës së djathtë GERB, e cila së fundmi fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bullgari, ka njoftuar se ministrja e saj e ardhshme e Drejtësisë do të nisë procedurat për shkarkimin e Geshev. Megjithatë, Geshev, i cili nuk ka komentuar incidentin e supozuar me makinën e tij, pohoi se ai ishte në shënjestër të “mafias politike, oligarkisë dhe krimit të organizuar” dhe drejtoi gishtin nga ish-kryeministri Bojko Borisov për presionin ndaj tij për të dhënë dorëheqjen.

Borisov ka mohuar akuzat

Geshev, i cili ka mbajtur postin e kryeprokurorit që nga fundi i vitit 2019, për një mandat shtatëvjeçar, këmbënguli se ka punuar gjithmonë për të mirën e Bullgarisë dhe qytetarëve të saj, por pretendoi se ishte këshilluar nga një person anonim për të dhënë dorëheqjen e tij deri më 15 maj pasi u kthye nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka thënë se është kërcënuar duke i përmendur familjen dhe se i është thënë që nëse nuk jep dorëheqjen, do të publikohen video kundër tij.

Geshev tha gjithashtu se muajin e kaluar kishte marrë një ofertë, për të cilën i thanë se erdhi nga Borisov, për të filluar një karrierë politike ose për të shkuar si ambasador në Izrael apo Turqi. Borisov ka mohuar të ketë bërë një ofertë të tillë dhe tha se nuk ishte në gjendje ta bënte një gjë të tillë.

Mediat bullgare dhe zyrtarët e prokurorisë kanë thënë se Geshev dhe familja e tij mezi shpëtuan kur një eksploziv shpërtheu pranë makinës së tij në një rrugë në një zonë rurale.

Megjithatë, sipas ministrit të Brendshëm Ivan Demerdzhiev dhe zëvendësit të Geshev, Borislav Sarafov, i cili gjithashtu drejton Shërbimin Kombëtar të Hetimit, Geshev po udhëtonte i vetëm gjatë shpërthimit dhe makina e tij e blinduar nuk u dëmtua.

Përkundër kësaj, Geshev më 15 maj kërkoi dorëheqjen e Sarafov dhe kërcënoi se do të kërkonte shkarkimin e tij nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nëse ai refuzon të japë dorëheqjen.

Disa vëzhgues kanë spekuluar se vetë mbështetësit e Geshev brenda partisë GERB mund të jenë kthyer kundër tij pas incidentit të 1 majit.

Aktualisht, partia GERB është në negociata për të formuar një qeveri koalicioni që mund të zhbllokojë një ngërç të zgjatur politik që ka çuar në pesë zgjedhje të përgjithshme në dy vjet.

Presidenti Rumen Radev i ka dhënë kandidates për kryeministre Mariya Gabriel mandatin e parë për të formuar një qeveri dhe ajo ka shtatë ditë për të propozuar Këshillin e Ministrave. Nëse ajo dështon, mandati do t’i jepet grupit të dytë parlamentar më të madh, koalicionit pro-evropian Ne Vazhdojmë Ndryshimin-Bullgaria Demokratike./REL

Etiketa: bullgarprokuror

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Humbi garën për kryebashkiak, PS fiton Këshillin Bashkiak në Memaliaj

Humbi garën për kryebashkiak, PS fiton Këshillin Bashkiak në Memaliaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë...

Lexo më shumë
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com