GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryetari i KMSH-së takohet me Papën

14:06 - 07/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryetari i KMSH-së takohet me Papën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu është takuar me Papa Françesku. Spahiu tregon se me Papën folën për  dialogun ndër fetar, Dokumentin e vëllazërisë njerëzore të nënshkruar nga Shejhu i Al-Az’har, Ahmed Tajib dhe Papa Papa Françesku.

Ndër të tjera, ai shprehet se kanë komunikuar dhe për zhvillimet e përgjithshme në Shqipëri e rajon, ku i ka kërkuar Papës mbështetjen e tij personale dhe të shtetit të Vatikanit për Kosovën.

Postimi:

Ishte një kënaqësi të pritesha në një audiencë të veçantë nga Papa Françesku.

Patëm një bisedë tepër të ngrohtë dhe miqësore për më shumë se gjysëm ore.

Folëm për dialogun ndër fetar, Dokumentin e vëllazërisë njerëzore të nënshkruar nga Shejhu i Al-Az’har, Ahmed Tajib dhe Papa Papa Françesku.

Gjatë takimit kokë më kokë me Papën folëm për Shqipërinë, ai çmoi shumë harmoninë në vendin tonë, gjithashtu më shprehu falenderim për angazhimin tim personal dhe atë institucional në këtë drejtim.

E falenderova për pritjen, vlerësova shumë punën dhe kontributin që Papa po jep sa i përket vëllazërimit njerëzor, mbështetjen dhe vëmendjen e veçantë që ai tregon ndaj vendit tonë.

Kontributin dhe qëndrimet e tij ndaj luftës në Ukrainë dhe konflikteve të tjera të hapura nëpër botë.

Familja, kthimi i vëmendjes ndaj saj si qeliza bazë e shoqërisë, ishte mendimi i përbashkët që ndamë.

Gjithashtu folëm edhe për zhvillimet e përgjithshme në Shqipëri e rajon, me këtë rast i kërkova Papa Françeskut mbështetjen e tij personale dhe të shtetit të Vatikanit për Kosovën.

Më pas, pata një takim me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet (Ministri i Jashtëm), imzot Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot.

Dua të falënderoj përzemërsisht Nuncin Apostolik në Tiranë, z. Luigi Bonazzi i cili ishte iniciatori i këtij takimi.

Gjithashtu i shpreh falënderimet e mia të përzemërta të ngarkuarës me punë të Republikës së Shqipërisë në Vatikan, znj. Majlinda Dodaj, e cila na priti dhe shoqëroi gjatë gjithë vizitës tonë në Vatikan.

 

Etiketa: bujar spahiuPapa

Lajme të lidhura

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve
Aktualitet

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

18:10 - 30/03/26
Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë
Aktualitet

Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë

15:32 - 30/03/26
Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë
Aktualitet

Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

15:24 - 30/03/26
Para
Einxhel ironizon emisionin e Donaldit: Ka pasur jetë dhe para tetorit

Einxhel ironizon emisionin e Donaldit: Ka pasur jetë dhe para tetorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…
Breaking Views

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

19:24 - 30/03/26

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e kësaj të hëne para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër...

Lexo më shumë
Sylvinho bën më në fund ndryshime në ekip: Do të shohim disa lojtarë të rinj…

Sylvinho bën më në fund ndryshime në ekip: Do të shohim disa lojtarë të rinj…

19:10 - 30/03/26
I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

18:10 - 30/03/26
Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët

Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët

17:54 - 30/03/26
Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë

Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë

17:46 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com