GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kryetari i PD-së Shkodër akuza ndaj Spahisë: Ka larguar demokratët e vërtetë për inate personale

16:52 - 02/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimet në Shkodër/ Spahia: Kështu ndodh kur krimi merr peng qeverinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amula ka hedhur akuza ndaj kryetarit të bashkisë Shkodër Bardh Spahia, i zgjedhur nga “Rithemelimi”. Sipas tij, Spahia është duke larguar nga pozicione pune demokratët e vërtetë për qëllime politike e inate personale.

“Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia nuk po ndalet në sulmet kundër demokratëve të vërtetë. Së fundmi ka shkarkuar nga detyra si drejtues i Qendrës së Zhvillimit një prej aktivistëve dhe kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite, Fatmir Vojvoda. Fatmir Vojvoda vjen nga një familje e persekutuar nga ish-regjimi komunist dhe gjatë detyrës së tij është shquar për korrektesë me stafin e kësaj qendre dhe profesionalizëm në shërbim të këtij komuniteti me problematika në planin mendor dhe fizik. Ky largim vjen në vazhdën e shkarkimeve të demokratëve dhe profesionistëve, pa asnjë motivacion, por për qëllime politike dhe për të plotësuar orekset dhe premtimet elektorale të Koalicionit Shtëpia e Lirisë. Që prej fillimit të mandatit Bardh Spahia ka larguar disa demokratë dhe drejtues të bashkisë Shkodër vetëm me qëllime politike dhe inate personale”, shkruan Amula.

Amula vijon shkrimin e tij në Facebook, duke i bërë thirrje kryetarit aktual që të ndalojë fushatën e shkarkimeve nga puna e demokratëve të cilët kanë kontribuar ndër vite në ato pozicione pune. Ky largim sipas tij vjen në vazhdën e shkarkimeve të demokratëve dhe profesionistëve, për të plotësuar orekset dhe premtimet elektorale të Koalicionit Shtëpia e Lirisë.

“Partia Demokratike ,dega Shkodër i bën thirrje Kryetarit aktual Bardh Spahia që të ndalojë fushatën e shkarkimeve dhe largimeve nga puna të demokratëve të ndershëm të cilët kanë kontribuar ndër vite për fitoren e PD-së në qytetin e Shkodrës. Politika e ndjekur nga Rithemelimi, Foltorja me këto largime, nuk do asesi bashkimin  e demokratëve të ndershëm, por realizimin e politikave dhe objektivave personale të drejtuesve të këtij grupimi politik”, shkruan Kreu i PD-së së Shkodrës.

Etiketa: Bardh SpahiaXhevdet Amula

Lajme të lidhura

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
Plehrat janë vdekje urbane, kurse pastrimi i plehrave janë vdekja e demokracisë

2 korrik 1990: Goditja e titanëve gjyslakuriq !

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe
Botë

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

Mijëra persona u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër luftës, duke kërkuar ndalimin e operacioneve ushtarake, veçanërisht ndaj...

Lexo më shumë
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com