GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryetari i Preshevës: Tirana dhe Prishtina na përdorin për foto, çfarë presim nga “Open Balkan”

08:16 - 04/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryetari i Preshevës: Tirana dhe Prishtina na përdorin për foto, çfarë presim nga “Open Balkan”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sami Salihu, kryetari i Këshillit Komunal të Preshevës i ka dërguar një mesazh politikës shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë për të pasur një vëmendje dhe plan konkret për këtë pjesë të shqiptarëve. Salihu deklaroi se këto dy qeveri i kanë përdorur shqiptarët e Preshevës për foto pa ngritur asnjëherë zërin ndaj padrejtësive që i bëhen atyre.

“Presheva ka një pozicion gjeostrategjik dhe gjeopolitik. Shteti shqiptar dhe Kosova na ka përdorur për fotografi, mesazhe. Asnjëherë dy shtetet tona shqiptare nuk kanë treguar një plan serioz ashtu si bëjnë serbët për serbët në Kosovë. Shteti shqiptar ka mundësi të ngrejë zëri ndaj padrejtësive. Rama u prit me shumë ovacione në Preshevë dhe u prit një mbështetje konkrete.

E ka vizituar disa herë Beogradin dhe unë them se çdo politikan shqiptar para se të shkojë në Beograd duhet ta vizitojë Preshevën. Ne kemi nevojë për një plan konkret për dy qeveritë. Imagjinoni në mbledhjen e dy qeverive në Prizren folën një orën dhe në fund ndanë 50 mijë euro. Ishte një shumë qesharake. Ndoshta nuk po e teproj se po bëj kritikë ndaj vëllezërve tanë por vëllaun duhet ta kritikosh më shumë se të huajin”, deklaroi Salihu.

Ai foli edhe për çështjen e “Ballkanit të Hapur” duke theksuar se nuk është ende e qartë se çfarë ofron kjo nismë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Që nga viti 2013 nuk kemi pas asnjë lloj progresi. Tani së fundmi ka një përpjekje edhe me insistimin e ambasadorit të OSBE për të ndërmarrë një dialog me qeverinë për planin 7-pikësh. Ne mendojmë se kjo kërkesë ka qenë e vazhdueshme dhe në kuadër të këtyre kërkesave, ne do ta përshëndesim çdo lloj nisme dhe konkretizimi. Marrim parasysh vetëm çështjen e gjyqësorit. Vazhdimisht kemi kërkuar ndihmë prej Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk jemi shumë të kënaqur sepse kemi pasur më shumë mbështetje morale se sa një plan konkret.

Çështja e Ballkanit të Hapur ka sjellë shumë debat. Ne i kemi dëgjuar këto debate. Nuk na ka pyetur njeri por ne japim mendimin tonë. Fjala Mini Shengen i tmerroi të gjithë. Çdo gjë që ka të bëjë me Open Ballkan parimisht nuk është diçka e keqe por duhet të kuptohet se çfarë ofron. Ka 20 vite që kufiri lokal nuk hapet duke pasur parasysh se Serbia me Maqedoninë nuk ka çështje të ngrira bilaterale. Shqiptarët lëvizin 45 km. Do i kisha besuar shumë “Open Balkan” sikur të kishte hapur kufirin”, tha ai.

Etiketa: open balkanPresheva

Lajme të lidhura

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet
Aktualitet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave
Aktualitet

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit
Aktualitet

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

18:23 - 11/01/26
Para
DW: Shqipëria me intensitet të lartë të përhapjes së Covid

DW: Shqipëria me intensitet të lartë të përhapjes së Covid

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com