GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kryetari i Vushtrrisë, bën deklaratën e fortë: Jam kërcënuar gjatë mandatit, tani një oligark po…

20:34 - 26/10/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryetari i Vushtrrisë, bën deklaratën e fortë: Jam kërcënuar gjatë mandatit, tani një oligark po…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili synon edhe një mandat tjetër në këtë komunë ka folur për rezultatin e zgjedhjeve, i cili e çoi në balotazh me PDK-në. Sipas Tahirit, LDK është rikthyer fuqishëm dhe që nga viti 2004, LDK në Vushtrri nuk e ka pasur rezultat më të mirë.

I ftuar në “Frontal” në T7, Tahiri  tha se e ka pritur këtë rezultat zgjedhor.

“Në Vushtrri nga viti 2004 nuk e kishim këtë rezultat të votave si subjekt politik. Në të vërtetë unë e kam ditur dhe ja kam thënë ekipit tim se ne jemi tri subjekte të forta në qytetin e Vushtrrisë dhe do të kemi një shpërndarje më të barabartë të votave, prandaj kjo ndodhi. E kam pritur këtë rezultat”, u shpreh Tahiri në T7, transmeton Express.

“Në Vushtrri kemi pasur tri subjekte politike të fuqishme dhe ky rezultat shënon rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me rezultatin e vitit 2004, nga 6 asamblistë tani kemi 11 asamblistë çka do ta lehtësojë qeverisjen tonë katër vjeçare”, shtoi ai.

Tutje, Tahiri tha se kandidatin e PDK-së nuk e sheh si kundërshtar.

“As në vitin 2017 as tani kundërkandidati im nuk është kundërshtari im.  Edhe në vitin 2017 kundërshtari im ishte PDK-ja edhe sot kundërshtari im është PDK-ja”, tha Tahiri.

Ai foli edhe për prishjen e koalicionit me LVV-në në Vushtrri, duke u shprehur se tani për tani ndoshta do ta rikonsideronte.

“Ndoshta do ta rikonsideroja prishjen e koalicionit me LVV-në në Vushtrri”, tha Tahiri.

Tahiri tha se gjatë mandatit qeverisës ka marrë kërcënime të cilat thotë se i ka raportuar në polici. Tahiri tha se kampi i PDK-së po bën fushatë për të me lajme të rrejshme duke e rrezikuar bashkë me familjen.

“Kampi i PDK-së po bën fushatë me lajme të rrejshme që po rrezikojnë jetën time dhe të familjes time”, tha Tahiri.

Sipas tij, këto faqe në internet po financohen nga një oligark që sipas Tahirit, pasurinë e ka krijuar babai i tij para luftës në mënyrë të dyshimtë.

Etiketa: deklarateKosovekryetar

Lajme të lidhura

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
“Dal nudo për 100 mijë euro”, Mevlani komenton deklaratën e Beniadës: Uroj që ta fitojë

“Dal nudo për 100 mijë euro”, Mevlani komenton deklaratën e Beniadës: Uroj që ta fitojë

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com