GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ktheu zyrat e punës në “ferma” kanabisi, shqiptari dënohet me 25 muaj burg/ Detajet

21:43 - 23/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ktheu zyrat e punës në “ferma” kanabisi, shqiptari dënohet me 25 muaj burg/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ktheu zyrat e papërdorura të punës në “ferma” kanabisi, dënohet me 25 muaj burg shqiptari. Gjithashtu ai do të ekstradohet drejt Shqipërisë, bazuar në vendimin e Gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptari i dënuar është Ylber Dajçi, i cili u arrestua dhe më pas u përball me ligjin, pasi kishte kthyer në “ferma” kanabisi ambientet që nuk përdoreshin në ish-qendrën e punës Gloucester.

Sasia e kultivuar e kanabisit kishte një vlerë prej 1.9 milion stërlina.

42-vjeçari u kap duke u kujdesur për plantacionin e kanabisit.

Gjykata e Gloucester Crown dëgjoi se policia u informua për erën që vinte nga katet e sipërme të ndërtesës së ish-magazinës, teksa stafi ishte alarmuar për këtë gjë. Njëkohësisht ata konstatuan rrjedhje uji nga kati i sipërm.

Prokurori Simon Goodman tha se oficerët shkuan për të hetuar më 18 gusht 2023. Ai shtoi se nuk u arrit asnjë hyrje me atë rast, por tre ditë më vonë kur stafi i Qendrës së Punës vuri re një burrë që hynte në ndërtesë nga porti i ngarkimit, policia u kontaktua përsëri.

“Këtë herë oficerët detyruan të hynin në ndërtesë dhe zbuluan në katet e sipërme se 16 dhoma ishin krijuar për të kultivuar 2373 bimë kanabisi, të cilat ishin në faza të ndryshme zhvillimi. Policia gjeti gjithashtu një shqiptar 42-vjeçar, Ylber Dajci, i fshehur në mesin e plantacionit, i cili vlerësohej se kishte mundur të prodhonte nga 66 deri në 199 kilogramë drogë të klasës B. Vlera e mundshme ishte 1.9 milionë funte nëse shitej në marrëveshjet në rrugë”, tha Goodman.

Gjyqtari, Recorder James Bromige tha se nuk kishte asnjë provë që Dajci kishte pasur probleme me policinë në këtë vend apo Shqipëri përpara kësaj vepre.

“Kjo, për shkak të numrit të bimëve të kanabisit që kultivoheshin dhe pajisjeve që përdoreshin në 16 dhoma në katet e sipërme të lira, ishte një operacion industrial”, tha ai.

Gjykatësi urdhëroi gjithashtu konfiskimin dhe asgjësimin e të gjitha drogave dhe mjeteve.

Etiketa: AngliKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Aty ku të gjithë majmen nga varfëria e popullit!

Aty ku të gjithë majmen nga varfëria e popullit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lexo më shumë
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com