GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare/ Policia Rrugore: Ndëshkohen 411 drejtues mjetesh

19:22 - 13/06/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare/ Policia Rrugore: Ndëshkohen 411 drejtues mjetesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia Rrugore pasditen e kësaj të diele ka rritur prezencën në akset kryesore të vendit pas kthimit të pushuesve nga zonat bregdetare e turistike.

411 drejtues mjetesh janë gjobitur teksa 1 është arrestuar në aksin Librazh-Elbasan pasi rezultoi i dehur.

Nuk ka pasur bllokim trafiku apo fluks  të shtuar në hyrje të Tiranës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Respekto rregullat, shpëto jetë!

Policia Rrugore prej orës 15:00, dhe deri në këto momente ka rritur prezencen në akset rrugore në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe në rrugën e Kombit pasi ka filluar kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës dhe Morinës .

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës, dhe 11 Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të po monitorojnë fluksin me dron e radarë dhe alkooltestues për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejura, që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Prej orës 15:00 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 411 drejtues mjetesh, nga të cilët: 75 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 336 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.

Nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të githë vendin gjatë orëve të mbasdites së sotme ka pezulluar 29 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin alkoolit.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të Elbasanit është vënë në pranga shtetasi P.M, pasi duke udhëtuar nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit me automjet në vendin e quajtur Labinot-Fushë u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore në gjendje të dehur në masën 1.05 mg/l.

Deri në këto momente ka fluks të shtuar por nuk ka bllokim të trafikut në asnjë aks rrugor dhe as në hyrje të Tiranës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.

#DurimKujdesDestinacion

#DrejtoSipasRregullave?

#KurseJetë??♀️

Lajme të lidhura

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit
Aktualitet

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

13:37 - 11/03/26
Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet
Aktualitet

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet

12:10 - 11/03/26
Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia
Aktualitet

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia

11:36 - 11/03/26
Para
Nesër shpallet fituesi, mbyllen votimet për kreun e PD

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në PD/ Basha kryeson, Agron Shehaj merr vetëm Selenicën

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!
Breaking Views

Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

14:24 - 11/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës që do të mbahet...

Lexo më shumë
Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

14:10 - 11/03/26
“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

13:56 - 11/03/26
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

13:37 - 11/03/26
SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

13:12 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com