GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kthimi në normalitet i ekonomisë shtoi konsumin e energjisë

08:16 - 26/08/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Kthimi në normalitet i ekonomisë shtoi konsumin e energjisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Energjia ka arritur të regjistrojë tregues pozitivë sa i takon prodhimit dhe eksportit në tremujorin e dytë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bilanci i energjisë elektrike tregon për një kthim të normalitet të ekonomisë e lidhur kjo me konsumin ku peshën më të madhe në rritje e kanë marrë konsumatorët jo-familjarë, pra bizneset. Këta të fundit në muajt e karantinës të vitit të shkuar në një pjesë të mirë ndalën aktivitetin ose e tkurrën atë në respektim të fashave orare të leëvizjes duke shënuar dhe rënie të konsumit.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2021, u rrit me 17,2 % duke arritur vlerën 1.563 GWh nga 1.334 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2020.

Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 34,8 %, përkundrejt rritjes me 0,8 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë” thuhet në bilancin e energjisë për tremujorin e dytë publikuar nga INSTAT.

Paralelisht me konsumin duket se janë rritur dhe humbjet që vjen si rrjedhojë e një sasie më të lartë energjie në rrjete si në transmetim dhe në shpërndarje.

“Humbjet në rrjet arritën vlerën 400 GWh nga 310 GWh duke shënuar kështu një rritje me 29,0 %. Humbjet në transmetim janë rritur me 61,5 % ndërsa humbjet në shpërndarje janë rritur me 24,6 %.

Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 25,5 %, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 22,9 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020” vlerëson INSTAT.

OSHEE sqaroi se edhe pse humbjet në vlerë absolute sipas raportimit për sektorin nga INSTAT janë në rritje kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së sasisë së konsumit. Ndërkaq, sipas të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, rezulton se për 6 mujorin e pare te vitit 2021, humbjet në shpërndarje janë reduktuar. Nëse vitin e kaluar ato ishin 22.84%, për këtë vit humbjet në shpërndarje janë reduktuar në 22.3% duke qene brenda parashikimeve dhe objektivave vjetor.

I njëjti nënvizon se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 19,4 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 2,2 herë duke arritur vlerën 2.660 GWh nga 1.188 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2020.

“Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,5 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 41,0 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2021, arriti vlerën 228 GWh nga 681 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 66,5 %. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 924 GËh nga 224 GWh duke shënuar një rritje me 4,1 herë” thuhet në raportin e bilacit.

Sipas INSTAT hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2021, prodhuan 1.557 GWh nga 571 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2020, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 2,7 herë.

Nga ana tjetër hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 1.090 GWh nga 607 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më dytë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 79,7 %.

“Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e dytë të vitit 2021, ka pësuar një rritje duke arritur vlerën 696 GWh krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020 ku kishte nje vlerë negative prej 457 GWh” thuhet në publikimin e INSTAT./MONITOR

Etiketa: energji elektrikeraport

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Do shiste mina me telekomandë, arrestohet 50-vjeçari nga Fushë-Kruja

Do shiste mina me telekomandë, arrestohet 50-vjeçari nga Fushë-Kruja

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com