GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ku i gjeti paratë”? Gazetari: Vajza e Ilirit dhe Monikës, 60 mijë paund në vit për shkollën në Londër

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ku i gjeti paratë”? Gazetari: Vajza e Ilirit dhe Monikës, 60 mijë paund në vit për shkollën në Londër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vajza e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, Bora, është diplomuar disa ditë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryemadhi, e cila ka publikuar një video në Facebook, teksa i uron suksese dhe i thotë se tani se duhet të përgatitet për jetën që e pret.

Bora është vajza e madhe e Ilirit Metës dhe Monika Kryemadhit. Ajo është diplomuar për Matematik në Exeter në Angli dhe master finance në UCL.

Shkollimi i saj në një nga universitetet më të shtrenjta në Angli, ka tërhequr vëmendjen e gazetarit Flamur Vezaj. Gazetari me anë të një postimi në Facebook, shkruan se nga erdhën paratë për shkollimin e vajzës së Metës dhe Kryemadhit në Londër.

Vezaj ka publikuar disa dokumente se sa kushton studimi në këtë universitet, ku ka studiuar Bora Meta, sipas tij për një vit duhet të paguash 31 mijë dollarë amerikanë. Për të jetuar atje përveç taksës së studimit të duhet edhe 11 mijë dollarë ndërsa për ushqim dhe gjëra të tjera të duhen 17 mijë dollarë në vit. Pra në total sipas gazetarit Flamur Vezaj, vajza e çiftit Meta-Kryemadhi ka harxhuar 60 mijë dollarë në vit.

Postimi i gazetarit Flamur Vezaj:

Po parat për shkollen ne Londer, nga erdhen???

Pak dite me pare Monika Kryemadhi publikoje nje video te diplomimit te vajzes! Ishte treguar pak e kujdeseshme për te mos identifikuar shume vendin ku vajza u diplomua! Por duke mos arritur te mbuloje te gjithe emrin e Universitetit ne Londer! E vetmja shenje qe dallohej nga video ishte UCL school!

Nga nje kerkim i vogel online dhe duke pyetur njerez ne Tirane, mesojme se vajza e Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit paska diplomuar ne Londer! Ne Shkollen e Menaxhimit te Biznesit ne Kolegjin Universitetar te Londres! Me pak fjale shkolle biznesi! Nga nje studim i bere ne Londer, rezulton se ky Universitet eshte nder 3 Universitetet me te mira ne Angli!!! Tre me te miret ne Angli!!!

Po nga ky studim rezulton qe per te vazhduar kete universitet minimumi qe duhet te paguash ne vit eshte 31.380 dollare amerikane! Kjo shume rritet ne varesi te deges! Por Minimumi eshte 31.380 dollare!

E per te jetuar ne Londer, ne kampus universitar apo jashte ne shtepi private, nje student duhet te paguaj minimumi 11.400$ ne vit! Ndersa per ushqim dhe gjera tjera te nevojshme qe te jetosh ne Londer si student duhet minimumi te kesh ne llogari bankare 1.435 dollare ne muaj ose 17.200 dollare ne vit! Minimumi! Ketu duke mos perfshire blerjet e rrobave (firmato apo luksin se eshte vajza presidentit) apo pajisjet elektronike (kompjuter, IPad apo telefon)!

Pra ne total ne nje vit, minimumi qe te studiosh e te jetosh ne Londer duhen 60.000 dollare ne vit! Minimumi, pasi dege te ndryshme te Kolegji UCL kane Tarifa me te larta apo edhe qendrimi ne zona te mira te Londres kane cmim me te larte te qerave! Pra ish-presidenti Meta per dy vite rroge ne Presidenc i siguronte nje vit studim vajzes, duke mos perdore rrogen për asnje pagese tjeter vetem shkollen e njeres vajze! E nese ka studiar tre vite i jane dashur mbi 180.000 dollare minimumi!

Po femijeve tjere, me cfare te ardhurash i paguan shkollen kryetari i partise se “pengmarrjes” apo bashkshortja e tij??!? Ja pra SPAK-ut i doli edhe nje piste tjeter hetimi (po te duan), pasi po keta prokurore tashme e kane praktiken e hetimit te Adriatik Llalles ne kete drejtim!?

Pse Llalla u hetua e Meta e te tjeret jo?! Pasi shume politikane i shko lloj e femijet jashte ne Universitete te shtrenjta!!! Mire bejne ne fakt, po parat ku i gjejne se me rrogat qe marrin nuk i perballojne keto fatura!?!? Jo per gje, po ngelen duke bere sikur i plasi zemra për korrupsionin e qeverise (qe jane realishte me shumice) me te cilet hanin bashke me nje kazan deri dje! Aman se mos thone edhe Keta si Rama qe punimet për ndertimin e viles ne Surrel ia bene dhurate disa ndertues!

 

Etiketa: AngligazetariKryemadhimeta

Lajme të lidhura

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
Para
Vrau të vëllanë dhe kunatën, ja çfarë shkruante në rrjetet sociale autori i krimit

Nën efektin e alkoolit/ Dhunoi vëllain dhe kanosi nënën, arrestohet i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!
Uncategorized

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është...

Lexo më shumë
Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com